Kategorite
- Blue Jeans (8)
- Ethet 4 (10)
- Eurovision 2009 (4)
- Festivali i 46 ne Rtsh (5)
- Kenga Magjike 2007 (4)
- Lajme (7)
- Tekste (lyrics) (13)
- Thashetheme (150)
- Top Fest 5 (25)
- Top Fest 6 (7)
- Video (101)

Per foto te Dafines vizitoni foto galerine duke klikuar KETU!
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka sqaruar thashethemet pse mungoi në video-klipin e remiksit të këngës “La Vida Loca”. Ajo ka sqaruar se remiksi ka qenë për repera dhe mosmarrëveshja me Bleron nuk ka qenë shkaku i nënës së saj, por mes dy këngëtarëve.
Dafina tha se nuk ka marrë pjesë në klip pasi remiksi ka qenë për repera, ndërsa sa i përket një mosmarrëveshje të saj me këngëtarin Blero, për shkak se nëna e Dafinës, sipas disa thashethemeve, ishte ankuar te këngëtari me shqetësimin se ishin ekspozuar pjesë nga ekstremitetet e këngëtares, ajo sqaroi të vërtetën. (more…)

Per foto te Adelines klikoni KETU!
Të shumta janë epitetet që i janë vendosur përsa i takon bukurisë së saj, por edhe shumë komplimente të bëra ndër vite, ku ndonjëherë siç thotë edhe vetë Adelina, e mbajnë gjallë kur bëhet fjalë që vijnë nga fansat e saj. Adelina Ismajli, seks simboli i Ballkanit. Kështu e cilëson gazeta zvicerane ’24 orë’ këngëtaren kosovare, duke e lançuar në titull të madh.
Në fakt këngëtarja është më e preferuara ne Kosovë, Shqipëri dhe në shumë vende të Europës ku ka Shqiptarë. Kudo që ajo shkon nuk mund të lërë pa kënduar një pjesë të mirë të repertorit të saj, ndërkohë që është një ndër personat më të paguar nëpër koncerte dhe festa që organizohen.
Bluetooth

Për të gjashtin vit rradhazi, “Geraldina Sposa” e transformon momentin e prezantimit të koleksioneve të fustaneve të nuseve, në një festë të vërtetë. Tek “Sheraton” vajza tashmë të njohura të pasarelave si Irsa Demneri, Linda Poda, Matilda Mecini, por edhe këngëtarja Orinda Huta, prezantuan veshjet e mrekullueshme të nuseve, duke u dhënë plot ide dhe mundësi zgjedhjeje vajzave që kanë vendosur të martohen gjatë kësaj vere dhe më pas. Rreth 70 veshje u propozuan nga modelet ndër të cilat mund të përmendim koleksionin e P&D D‘Onofrio. (more…)

Këngëtari i njohur Alban Skenderaj duket se e ka bërë zgjedhjen e tij për në 28 qershor: Do të votojë për G99, pasi siç është shprehur dhe vetë ka më shumë besim tek të rinjtë se te të vjetrit e politikës. Skënderaj ka qenë përgjatë dhjetë ditëve të fundit pjesë e një turi të G99 me Erion Veliajn, të titulluar “Rock dhe Politikë”. Një ndër arsyet pse Albani ka zgjedhur të bëhet pjesë e këtij turi ka qenë edhe motivimi që i ka dhënë kënga e tij “Do të jemi ne”, një këngë që G99 e ka kërkuar të jetë kënga e fushatës së saj për zgjedhjet e 28 qershorit. (more…)





