Zajmina dhe Rati vjedhin kengen rumune

zajmina1.jpg

Kënga e saj e fundit ka qenë një sukses i vërtetë, kjo falë dhe një klipi të zgjedhur që e ka shoqëruar. Në intervistën e fundit që ka dhënë për “Bluetooth”, Zajmina ka deklaruar se kënga “Zarfe trëndafilash” është një baladë dashurie, e kompozitorit Gramoz Kozeli, i cili i ka propozuar materialin. Më pas, ajo i ka telefonuar mikeshës së saj, Rozana Radi, e cila ka realizuar tekstin. Deri këtu gjithçka shumë mirë… Por e vërteta, e dashur Zajmina, rezulton paska ndryshe… Këto ditë, në internet janë shfaqur pamjet e vjedhjes më të fundit të këngëve nga Shqipëria. (more…)



Top Fest 5: Xhensila Myrtezai - Kam frike (video)



Misioni i ri i Elsa Liles

Elsa Lila

Pas shtegtimit të saj nga Italia në Paris, sërish këngëtarja Elsa Lila ka mbërritur në Tiranë për t’i dhënë jetë misionit të ri, që ka marrë përsipër. Premiera e muzikalit “Moulin Rouge” po afron, kështu që asaj i duhet të përgatitet seriozisht tashmë. Me eksperiencën e marrë në Paris, vendin nga e ka origjinën edhe vepra që ajo ka marrë përsipër t’a sjellë në shqip tashme ajo është gati për të goditur. (more…)



Hera e pestë për Tingullin 3

 Tingulli 3

Fama e tyre në Shqipëri do të mbërrinte vetëm pas bashkëpunimeve të tyre me këngëtaret më seksi të Shqipërisë. Grupi kosovar “Tingulli 3nt”, që theu rregullat e etikës me tekstet e tyre në bashkëpunimin me Çiljeta Xhilaga e më pas me Elvana Gjatën, sigurisht që sot janë nga më të adhuruarit e vajzave shqiptare.

E reja që na vjen prej tyre këtë herë është albumi i tyre i ri, që pritet të dalë në fund të pranverës. Album që shënon edhe të pestin në karrierën e tyre. (more…)

Flori dhe Soni, gjithmone bashke

Flori dhe Soni

Kalojnë gati gjithë ditën bashkë duke qenë se edhe puna i lidh mjaft. Përveçse shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, ata janë
edhe pjesë të familjes së madhe Radio NRG, pas të cilës janë shumë të përkushtuar.

Edhe në këtë festë Soni dhe Flori kanë qenë sigurisht afër njëri-tjetrit, por ajo që të bën më shumë përshtypje teksa i sheh është fakti që nuk largohen për asnjë moment nga njëri-tjetri edhe në rastet që një gjë e tillë ndodh, shoqërohen me sy. Duhen aq shumë, sa në çdo moment e tregojnë afeksionin. Flori i hedh herë pas here dorën në qafë apo tek-tuk këmbejnë edhe ndonjë puthje apo ledhatim.

Burimi: Revista Bluetooth

Top Fest 5: Besmir Metani - Parajsa pa drite (video)

Anjeza Shahini braktis koncertet per albumin e ri

Anjeza Shahini

Pas rikthimit në Shqipëri, Anjeza Shahini duket se i ka marrë gjërat hap pas hapi dhe seriozisht. Nuk i kanë munguar mundësitë e përfshirjes së aktiviteteve muzikore dhe as ajo nuk e ka humbur këtë rast. Tashmë ka përfunduar shkollën 2-vjeçare të muzikës në Austri dhe duket se këtë vit, vëmendja e saj do të jetë tërësisht e përqendruar tek skena dhe muzika, duke synuar të ketë rekuperuar sadopak mungesën realtivisht të gjatë tek publiku.

Pas pjesëmarrjes në festivalin “Kënga magjike” dhe performancave live në “Këngët e shekullit”, këngëtarja është duke punuar për albumin e saj. Sigurisht bashkëpunëtorët do të jenë emra të njohur, ku spikat kompozitori Adi Hila, që me sa duket ka punuar pjesën më të madhe të këngëve të albumit, por edhe autorë të tjerë. Duke qenë e kujdesshme për cilësinë e këngëve, këngëtarja nuk jep afate kohore, megjithatë pritet të jetë në treg me një album profesionistësh. Ndoshta puna dhe impenjimet me albumin e kanë mbajtur disi larg edhe nga koncertet si brenda edhe jashtë Shqipërisë.

Burimi: Gazeta Panorama Plus

Eurovision 2008, Albania: Olta Boka - Zemren e lame peng (video dhe mp3)

Per te shkarkuar kengen klikoni ketu!

Rezarta Shkurta ndryshon look

Rezarta Shkurta ndryshon look

Në vështrimin e parë nuk do ta besonim se kjo është Rezarta Shkurta. Sepse jemi mësuar ta shohim gjithmonë me flokë të gjata. Por këtë radhë, Rezi ka ndryshuar look dhe ka vendosur të mos përdorë as extension. Flokët e shkurtra ndoshta e tregojnë më pak lozonjare, megjithatë i japin hijeshi dhe më shumë seriozitet.

Gjithsesi duke njohur natyrën e saj, që gjithmonë di të surprizojë me lookun besojmë, se ndoshta herën tjetër që do e shohim do të kemi sërish diçka ndryshe. Sepse Rezit nuk i mungojnë idetë kur bëhet fjalë për pamjen e jashtme të cilën e ka shumë për zemër.

Burimi: Gazeta Panorama Plus

Top Fest 5: Rezarta Shkurta - Kafazi (video dhe mp3)

Per te shkarkuar kengen klikoni ketu!