Publikuar me April 20, 2008 nga AlbanianSound

Përveç preformancës së mrekullueshme, që ka paraqitur vetë këngëtarja Eranda Libohova në klipin e saj të fundit të gjithëve u ka
rënë në sy djaloshi, të cilit ajo i kërkon ta harrojë. Në fakt ai nuk është as aktor, balerin apo model, siç ndodh zakonisht, por që gëzon atributet e një djali mjaft simpatik dhe tërheqës. E pasi gërmuam pak për të identifikuar personin, që ka ngjallur jo pak kuriozitet mësuam se ai është vëllai i këngëtares së njohur Rovena Dilo, Kliti. Eranda përveç miqësisë me kolegen e saj, ka njëkohësisht edhe me Klitin, me të cilin ajo njihet qysh kur ai ka qenë fëmijë. Kështu krahas kësaj marrëdhënie miqësore me Rovenën e Klitin, që shkon për bukuri, Eranda ka zgjedhur pikërisht Klitin për të bashkëpunuar në klipin e saj. Bashkëpunim, që absolutisht ka rezultuar i suksesshëm.
Burimi: Revista Bluetooth
Publikuar me April 16, 2008 nga AlbanianSound

Bukuroshja me sy blu tregon projektin e saj te fundit per videoklipin e ri dhe per jeten e saj sentimentale
Baby-seksi me sybojëqielli, që dikur e quanin një lolitë simpatike nuk është më e tillë! Orinda tashmë është rritur, pasi ka provuar të dalë çdo ditë nga ajo ndjenja fëminore që karakterizon vajzën e vogël të familjes Huta. Eshtë me këmbët në tokë dhe pranon të flasë për hapa seriozë siç janë fejesa e martesa në jetën e një vajze të moshës së saj. Por, 20 vjeçarja duket se po kalon periudhën e artë të dashurisë, por jo vetëm! Sapo ka publikuar edhe këngën më të re, si një bashkëpunim mes saj dhe grupit kosovar NRG Band. Të tjera detaje, Orinda i zbulon në intervistën e mëposhtme.
“As fejesa, as martesa” titullohet kënga juaj më e fundit. Subjekti i këngës, duket sikur i shkon për shtat një vajze kapriçoze, që nuk do as fejesën, as martesën por do të jetë e lirë. E vërtetë?
“Mendoj se kishte ardhur koha që të nxirrja një këngë të re. Eshtë një subjekt i gjetur që më shkon për shtat me moshën që kam. Por, në një të ardhme jo shumë të afërt, nuk do më përshtatet sigurisht. Ishte një eksperiecë krejt e veçantë për mua dhe kam bindjen që ka dal një klip mjaft cilësor”. (more…)
Publikuar me April 7, 2008 nga AlbanianSound

Ndërsa është duke u përgatitur trupa, që do të interpretojë në muzikalin “Moulin Roughe”, që pritet të shfaqet këtë fund prill në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit lajmi që po u servirim do t’ju çudisë jo pak. Pikërisht kantautori Florian Mumajesi, ishte përzgjedhur të shoqëronte Elsa Lilën në këtë shfaqje të madhe.
Pas testimit të tij dhe regjistrimit të disa këngëve të pjesës, producentët e kanë hequr Mumajesin pasi zëri i tij nuk i shkonte aspak kësaj vepre. E habitshme në fakt, por mëse e vërtetë. Ndërkohë stafi është ende në kërkim të një partneri për këngëtaren Lila, e cila në këtë muzikal përveç interpretimit të saj mori përsipër edhe përkthimin dhe përshtatjen e këngëve në shqip nga frëngjishtja.
Burimi: Revista Bluetooth
Publikuar me April 7, 2008 nga AlbanianSound

Pas disa muajsh ‘zhdukje’ këngëtari, kompozitori, producenti dhe prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea është rishfaqur. Nuk dihet se përse kjo heshtje prej tij që pas festivalit të ‘Këngës Magjike’, i cili pas përfundimit u përfol shumë si për çmimet ashtu dhe për produksionet që binin në sy për firmën e autorsisë ku dominonin 3 producentë.
Gjithsesi, një takim mes Arditit dhe djemtë e ‘The dreams’ si Flori Mumajesi dhe Soni ka bërë që të hamendësohet pse jo në një projekt të ardhshëm, i cili nga përvoja e organizimeve të producentit Gjebrea mund të parashikohet pa të keq i suksesshëm (edhe pse është tepër herët për të folur për diçka konkrete). Dihet që Arditi nuk rri kurrë duarkryq!
Burimi: Revista Bluetooth
Publikuar me April 7, 2008 nga AlbanianSound
Publikuar me April 3, 2008 nga AlbanianSound

Dyndje njerëzish për të ndjekur koncertin live. Kengetarja fal 5 milione leke ne ndihme te familjeve te prekura nga tragjedia e Gerdecit.
Prej disa javësh është e angazhuar me turneun e saj në mbarë Shqipërinë dhe koncertet, për hir të së vërtetës kanë një sukses të jashtëzakonshëm. Në të gjitha vendet ku ka shkelur dhe përmendim këtu: Laçin, Rrëshenin, Burrelin, Shijakun, Kavajën, Patosin, Librazhdin e së fundmi Peqinin, publiku ka qenë ‘i etur’ për ta ndjekur, këtë e ka treguar edhe fakti që shumë persona kanë mbetur jashtë ambienteve ku zhvillohej spektakli, pasi nuk u pajisën dot me biletë. Greta ndihet mirë, është në lulëzimin e suksesit të saj dhe ajo çka dëshiron më shumë, është që të kënaqë fansat e saj. E prekur nga tragjedia e rëndë që ndodhi në Gërdec, Greta është ndër të paktat këngëtare që dhuron një shumë të konsiderueshme parash në ndihmë të familjeve në nevojë, të prekur nga tragjedia. Dhe nuk janë pak, por plot 5 milionë lekë. (more…)
Publikuar me April 3, 2008 nga AlbanianSound