“Planeti” i Genta Ismajlit

“Planeti” i Genta Ismajlit

Këngëtarja realizon ëndrrën e saj amerikane me dy koncerte që do të mbahen në muajin maj

Pak kohë më parë, në media të ndryshme u publikua lajmi se këngëtarja e mirënjohur Genta Ismaili, do të nisë së shpejti një turne muzikor në Amerikë. Një gjë të tillë e pohon edhe vetë Genta, e cila po përgatit valixhet. “Kam përgatitur pesë këngë së fundi, katër prej së cilave janë regjistruar në gjuhën angleze në SHBA. Producenti i këngëve të mia është amerikan”. Nga sa mësuam, njëra prej këngëve të saj titullohet “Planet me”, që pritet të lançohet së pari në turneun që do të mbajë këngëtarja seksi. Genta duket më se e vendosur në tentativat e saj për t’u prezantuar në Amerikë. Ajo do të performojë në qytetet ku ka më shumë komunitete shqiptare. (more…)



Moulin Rouge flet shqip

elsa lila

“Kurtizania” Elsa Lila dhe Erlind Zeraliu sjellin në Tiranë kabarenë e “Dritave të kuqe” të Parisit

Për herë të parë në historinë e skenës shqiptare ka ardhur mbrëmë një muzikal në gjuhën shqipe, “Mouline Rouge”. E nuk bëhet fjalë për një muzikal të thjeshtë. Tashmë kabareja gjendet në qendër të Tiranës, për disa orë me radhë, që do të shtohen gjatë një jave të plotë. Në dallim nga muzikalët e tjerë, gjatë tij janë interpretuar tre dimensione artistike: kënga, aktrimi dhe baleti. Dashuria dhe intriga kanë përshkruar të gjithë subjektin e njohur edhe nga filmi me të njëjtin titull, ku aktorët e skenës operistike dhe muzikës së lehtë shqiptare kanë interpretuar historinë e kabaresë së famshme në Paris. Satine, kurtizania e klasit të lartë, e cila është edhe personazhi kryesor tek “Moulin Rouge”, është interpretuar mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit nga këngëtarja Elsa Lila. (more…)