Turi i Produkt 28: Preferoj vetem femrat shqiptare

produkt 28

Ne momentin, qe ne Tirane nisi te perflitej ndarja e djemve te grupit “Produkt 28″, Turjan Hyska u nis drejt Prages per nje specializim. Dukej ne fakt si nje ikje, per t’iu shmangur thashethemeve, por realisht nuk ka qene keshtu. Nga Praga, Turi tregon se behej fjale per nje trajnim te planifikuar, nderkohe qe marredheniet mes djemve te grupit tani jane me te forta se kurre. Nje prove ndaj vetvetes, apo nje loje ndaj besnikerise se fansave? Ndoshta pak nga te dyja. E ndersa eshte duke shijuar ditet e bukura dhe ceket joshese, ai shprehet se nuk e krahason me asgje embelsine e bukurosheve shqiptare.

Si po i kalon keto dite ne Prage dhe si po shkon trajnimi?

Franc Kafka eshte nje prej autoreve, qe une kam me per zemer dhe te rrish tre jave ne vendlindjen e tij, sigurisht qe eshte nje emocion shume i madh dhe i papershkrueshem. Trajnimi nga nje prej universiteteve me te medha amerikane sic eshte “George Town” te ve pak perpara pergjegjesise, por ama ne shqiptaret jemi race e zgjuar dhe mesojme shpejt kur duam. (more…)



Getoar Selimi - Bal 3D, live ne Top Show (video)



Zbulohet “rivalja” e Greta Kocit

Greta, Eni, Stine

Eshtë e motra Eni Koçi, 12 vjeçe, e cila në gusht pritet të bëjë lançimin e bujshëm.

Mesa duket në rastin e dy motrave Koçi vërtetohet plotësisht shprehja “Bëj mama të të ngjaj”. Afërdita, e ëma e këngëtares shumë të pëlqyer për momentin, Greta Koçit, e cila e do shumë këngën, madje ka edhe vetë një zë të mirë, ka besuar gjithmonë, që po të punojë shumë e bija një ditë do të bëhet këngëtare shumë e mirë, dhe ia ka dalë. Greta e cila u shfaq për herë të parë në publik rreth katër vite më parë tek programi “Ethet”, gjeti shtigje të tjera për t’u lançuar si këngëtare.

Që në fillim zgjodhi këngë të mira për të hyrë në treg dhe suksesi nuk vonoi. Kompozimet e reja dhe klipet e herë pas hershme bënë që vajza shkodrane edhe pse në moshë të re, të spikasë në tregun e tejmbushur me këngëtarë. Aleatët e saj në këtë sukses kanë qenë prindërit, të cilët e shoqërojnë në çdo aktivitet. Dhe ja ku është sot, në prag të shtatëmbëdhjetë vjetorit të saj, me një album të suksesshëm dhe disa klipe që kanë tërhequr gjithmonë vemendjen për idenë dhe performancat e këngëtares. (more…)



Aurela Gace, kenge te re nga Ardit Gjebrea dhe pushime ne Budva

aurela gace

Eshtë kthyer sërish në Tiranë. Këtë herë me flokë të prera shkurt në ngjyrë të kuqe dhe sërish elegante. Por më e rëndësishmja me një këngë të sapo përfunduar nga kompozitori i njohur Ardit Gjebrea. Pas qëndrimit për pak ditë ajo do të niset në Budva për të bërë pushimet me prindërit, dhe me motrën më të vogël, me të cilën jetojnë bashkë në Amerikë.

Por tani jo vetëm pushime, pasi të shohësh Aurelën tani në rrugët e Tiranës, nuk përbën më ndonjë çudi. Pas një qëndrimi të gjatë prej gjashtë vitesh në Amerikë, ajo deklaroi se tani e tutje, ardhjet e saj në Shqipëri do të bëheshin mëse të zakonshme. Tani që vjen dhe për punë dhe për qejf, i duhet të qëndrojë më gjatë këtu. E ajo nuk e ka harruar zakonin.

Në çdo rikthim të saj shfaqet gjithmonë me “look” të ri. Sepse tashmë nuk vjen vetëm për t’u çmallur me prindërit e miqtë e saj, por për të qenë në tregun e muzikës njësoj si më parë.
Dhe ajo është e aftë ta bëjë! Sepse suksesin që pati te “Kënga magjike” me këngën e Flori Mumajesit “Hape veten”, është në gjendje ta fitojë prapë.

Burimi: Gazeta Panorama

Soni Malaj - Me faj, pa faj (video)

Rezarta Shkurta - Ceremonia e marteses ne bordin e nje anijeje

Rezarta Shkurta

Tani është në stinën e gabuar, sepse preferon vjeshtën. Është Rezarta Shkurta, për të cilën kjo stinë që i ka të gjitha në maksimum, është e tepërt, pasi asaj i pëlqen diçka e mesme. Sapo është kthyer nga Kosova me kupën e festivalit “Çelësi muzikor”, ku fitoi çmim të parë me këngën “Kapriçoza”. Me pantallona të shkurtra, një veshje e stiluar nga Rezarta Skifteri ishte ideuar fiks për këngën me tekst të Turit të “Produkt 28”, ku fabula është e ndërtuar mbi marrëzitë e stinës së nxehtë, ku nuk mungojnë ngacmimet e flirtet në pishinë. Por në jetën që bën, ajo tregon se nuk më kohë për këto. Është në momentin që i merr gjërat seriozisht, edhe pse është vetëm 22 vjeç.

Është gati për pushime të vërteta në Dubai, Turqi, apo Kroaci me bashkëshortin, Ermalin pas të cilit lë kokën. Sepse ai i plotëson tekat, dhe të dy së bashku janë një “çift i çmendur”, që në fakt nuk planifikojnë asgjë. Bëjnë një jetë në lëvizje, e që nuk kanë fare lidhje me planifikimet, që të marrin frymën. “E kemi zakon që i lëmë gjërat për në momentin e fundit”, tregon Rezarta. Edhe pse ende s’i kanë nisur pushimet ajo bën plazh çdo fundjavë, pasi i alternon me koncertet në bregdet. (more…)

Tingulli 3nt - Kalle sonte (video)

Ciljeta: Me Pangon nuk me lidh dhe as me ndan gje

Ciljeta

Thashethemnaja që mori jetë ditët e fundit në shumë ambiente të Tiranës se këngëtarja seksi Çiljeta Xhilaga kishte kaluar provimin me ndërhyrjen e Ministrit Të Kulturës Rinisë dhe Sporteve sipas bukuroshes nuk është aspak e vërtetë. Në një intervistë për “Bluetooth” këngëtarja sqaron se këtë vit ajo nuk e ka frekuentuar shkollën për shkak të impenjimeve të saj të shumta në muzikë. Për të dhe për shumë të tjerë është fat që tashmë shkollën mund ta frekuentosh edhe pas një viti.

Studentja
Për të gjithë që nuk e dinë Çiljeta është studente në vitin e katërt në fakultetin e Shkencave Sociale. Siç sqaron edhe ajo vetë këtë vit këngëtarja seksi nuk e ka ndjekur shkollën. “Jam në vit të katërt por nuk kam dhënë provim dhe për arsye konceptesh s’jam paraqitur në provim pasi nuk dua thjesht të kaloj shkollën por dua të marr nota të mira. (more…)

Bleona Qerreti: Ju betohem qe Ganiu ben ligjin, ma ben tete me dy

bleona qerreti

Ka vetëm pak ditë që ndodhet në Shqipëri për të qenë e pranishme në koncertet që zhvillohen në qytete të ndryshme të vendit duke ‘braktisur’ për fare pak kohë Amerikën, aty ku tashmë ka krijuar dhe jetën e saj. Ka një aktivitet mjaft të ngjeshur dhe do t’i organizojë punët në mënyrën më të mirë të mundshme. ‘Bluetooth’ e kapi rastësisht Bleonën në Tiranë teksa po nisej për një koncert në Durrës. Në këtë intervistë këngëtarja na rrëfen detajet më të fundit rreth lidhjes së saj katër vjeçare me Ganiun, sqaron njëherë e mirë të fshehtën rreth ceremonisë së dasmës si dhe projektet për të zgjeruar familjen .

Bleona të shohim këto ditë në Tiranë. Ke ardhur me pushime?
Ç’pushime zeza! (Qesh). Jam me koncerte dhe jo për pushime. Gjithsesi e konsideroj pushim faktin që po rri disa ditë me mamin dhe babin, por kjo ndodh vetëm paraditeve pasi pasditet I kam të zëna me koncerte. Thuajse çdo ditë kam nga një koncert. Jam shumë e zënë dhe nuk di sesi po e përballoj gjithë këtë ngarkesë. (more…)

Fansat kritika klipit te Sonit

Soni Malaj

Në fakt të gjithë e kishin pritur klipin më të ri të këngëtares Soni Malaj. Të gjithë ishin kuriozë për produktin më të ri I cili disa ditë me rradhë u shfaq me mbishkrimin: Së shpejti… në televizionin muzikor përkatës duke ngjallur edhe më shumë kurreshtje. E ndërsa tani u bënë ditë që ai transmetohet në mënyrë shumë të përsëritur, fansat në forume të ndryshme kanë dhënë edhe kritikat e tyre. “Prisnim tjetër gjë nga Soni.

Jemi mësuar gjithmonë të sjellë gjëra të mëdha por kënga nuk është në stilin e saj. Të paktën kështu më duket mua”- shkruan një nga fanset. “Edhe pse looku është vërtet tërheqës, muzika lë pak për të dëshiruar. Në të renë që ka sjellë Soni mund të cilësohet si i bukur vetëm ndryshimi në look, vetëm kaq”- thekson një tjetër. Kënga “Me faj, pa faj” e këngëtares Soni Malaj është kompozuar nga ish- i dashur i saj Flori Mumajesi. Kënga për të cilën është punuar disa kohë me rradhë, u shfaq para publikut në një moment jo fort të mirë për dy artistët duke patur parasysh faktin që ato u ndanë nga njëri-tjetri vetëm pak ditë para se kënga të transmetohej në televizionin muzikor.

Burimi: Revista Bluetooth