Genta Ismajli ‘ngre’ flamurin e Kosoves ne Golem

Genta Ismajli

Ka qenë e ftuar nderi e një prej lokaleve të njohur në Golem , këngëtarja e njohur kosovare, Genta Ismajli. Bukuroshja ka dhënë një spektakël të vërtetë të premten në darkë, në një nga baret që ndodhen në zonën ku pushuesit janë kryesisht kosovarë.

Fillimisht ajo ka hyrë e shoqëruar nga një prej badigardëve trupmëdhenj, që siç shihet dhe në foto, janë kujdesur që të mos i ndodhë asgjë këngëtares. Më pas ajo ka filluar të këndojë këngë të njohura nga repertori i saj, por edhe nga albumi i fundit, “Zero Zero”. (more…)



Big Mama humbet 14 kg

Big Mama

Duket se kjo verë do të ketë shumë ndryshime, sidomos për këngëtaren nga Tetova, Big Mama. Kjo e fundit ka deklaruar se së fundmi është futur në dietë sapartane dhe ka kaluar me orë të tëra nga palestra.

Rezultati është që ka humbur plot 14 kilogramë… Big-u pretendon se kur do ta shikojmë në videon e saj më të re, nuk kemi për ta njohur. Ndoshta do të jetë vërtet kështu… (more…)



Anjeza Shahini ia beson se motres tekstet e albumit Erdhi momenti

anjeza shahini

Natyrisht ishte edhe momenti që Anjeza Shahini duhet të ishste e pranishme në muzikë edhe me prodhim, që mban emrin e saj. Por, momenti me sa duket erdhi dhe për motrën e e këngëtares Bela, së cilës ish-këngëtarja etheiste i ka besuar disa tekste të këngëve që përfshihen në cd “Erdhi momenti”.

Gjatë promovimit të albumit të saj pas 5 vitesh, në diskon verove “Magis summer”në Golem, Anjeza shumë e emocionuar ka pohuar se, “një pjesë e teksteve është shkruar nga vetë kompozitorët ndërsa katër prej tyre mbajnë firmën e Belës, motrës së këngëtares”. Bashkëpunimi me kompozitorët e njohur konsiderohet nga këngëtarja si një mundësi për të sjellë në publik dicka krejt të re dhe të ndryshme. (more…)



Adelina Ismajli me bikini, shfaqet e vetme ne Ulqin

Adelina Ismajli

Pas përflitjeve për një zhdukje të dytë të Adelina Ismajlit nga skena dhe kënga, një tjetër shfaqje surprizuese e saj. Por kësaj here jo në skenë, por në një nga plazhet e Ulqinit. Këngëtarja e fotografuar nga paparaci ynë, në një nga plazhet e Ulqinit, në  këmbë me rroba banje ngjyrë rozë.

Me linjat perfekte si gjithmonë, Adelina duket se ka marrë ca rreze. Ajo që bie në sy është se nuk mban asnjë aksesor, madje as syze dielli, dhe flokët i ka të mbledhura. Kjo është një nga daljet e pakta dhe të mistershme të këngëtares kosovare, simbol i seksit të bukur, që pas vrasjes së të dashurit. (more…)

Mentori i Kthjellu: Kam shkuar me dy femra njëkohësisht

kthjellu

Ai është lideri i një prej grupeve më të suksesshme të rrokut në hapësirën mbarëshqiptare. Quhet Mentor Haziri, është vetëm 26 vjeç dhe përpos muzikës punon gjithashtu me ndërkombëtar, si përkthyes. Kjo është një punë që i pëlqen po aq shumë, sepse në thelb, si kjo ashtu dhe muzika kanë i mundësojnë komunikimin me njerëzit.

Do të bëheshit të njohur pas një lançimi të suksesshëm në Kosovë.
Po, kanë qenë një sërë mediumesh (radio dhe televizione) kosovare të cilat u dhanë jehonë krijimeve tona të para në muzikë. Qenë fillime të mbara.
Pastaj ishte “Top Fest 2004” që ju bëri të njohur edhe në Shqipëri. Çfarë mbani mend nga ajo kohë?
Sot në Shqipëri po ndodhin gjëra pozitive përsa i takon lançimit dhe propagandimit të muzikës së mirëfilltë. Top Festi është i vetmi eveniment i tipit “Mtv Grammy Avvards” që mbahet në Shqipëri. Ishte kjo arsyeja pse pranuam të lançoheshim në këtë festival, sepse zakonisht nuk marrim pjesë nëpër konkurime të tjera të ngjashme. (more…)

Eneda Tarifa - Thurje (video)

Miriam Cani: E pranoj qe jam e lidhur me Alban Skenderaj

miriam cani

Është e bukur, e talentuar dhe e famshme. Ëndrra e saj mori jetë kur pesë vjetë fitoi vendin e parë në një talent shou në televizionin gjerman, i ngjashëm me “Star Akademy”-në në Tv Klan. Vajza shqiptare fitoi vendin e parë në këtë garë të ashpër talentesh, duke spikatur si në muzikë ashtu dhe në disiplinën e baletit, duke treguar një aftësi të rrallë prej “femre spektaklesh” (shou girl).

Së bashku me pesë finalistet, vajza nga Elbasani do të ndërtonte grupin “Preluders”, i cili për kohën mahniti gjithë Europën me hitet dhe shoun që dhuronte, duke arritur deri në Amerikën e largët. Kaq u desh dhe që nga ajo kohë, Miriamin e ka përndjekur fama… Një nga ëndrrat e saj ishte të kthehej në vendlindje dhe të bëhej e dashur dhe për bashkëatdhetarët e saj. Një prezantim në spektaklin “Miss Globe International” organizuar nga “Deliart Assocation” dhe Cani hyri e sigurtë në tregun muzikor shqiptar. (more…)

Rezarta dhe Orinda, 30 mije euro secila nga koncertet

Rezarta dhe Orinda, 30 mijë euro secila nga koncertet

Janë mike të mira, dhe që të dyja bashkë kanë arritur të kapin tregun e koncerteve të verës. Janë Orinda Huta dhe Rezarta Shkurta, që mesa duket janë në momentin e tyre më të mirë, pasi këtë verë kanë pasur oferta të shpeshta, për koncerte në gjithë bregdetin e jugut, Kosovë dhe qytete të tjera jashtë vendit.

Thuhet se dy vajzat arrijnë të marrin për një koncert 1000-1500 euro, ndërsa limiti që mund t’i vendosin një menaxheri koncertesh për të pranuar ftesën, nuk zbret poshtë 800 euro. (more…)

Mihrije Braha zhvishet ne Durres: E verteta mbi operacionet plastike

Mihrije Braha

Ajo mund të shkojë ku do të dojë me pushime dhe në fakt ashtu bën, por nuk harron asnjëherë pa ardhur në plazhin e Golemit, ku dhe ne realizuam foton me rroba banjo si dhe një bisedë me të famshmen Mihrije Brahja.

- Mihrije në intervista të ndryshme ju keni thënë shumë nga jeta dhe krijimtaria juaj, me pak fjalë si mund të përkufizohej ajo?
- O për këtë mund të flasim shumë gjatë, sepse tani bëra shumë vite karrierë dhe mund të them se janë mijëra koncerte, diku pesëmbëdhjetë projekte muzikore dhe shumë festivale! Kam shumë emocione nga ato aktivitete, shumë çmime festivalesh ku dhe kuptohet edhe shumë punë dhe shumë vështirësi në kompletimin e atyre programeve muzikore.

- Titulli i këngës pjesëmarrëse tek “Top fest”, ishte “Turbulenca”, dhe ju atë e keni bërë edhe klip me shumë nivel artistik  dhe mjaft provokues njëkohësisht apo jo?
-   Kjo këngë sigurisht që është një emocion turbulence  dhe e çfarëdo natyre që të jetë,  ne  e përjetojnë pothuajse të gjithë, por  këtu  në këtë rast është shkruar nga Aida Baraku dhe primarisht janë emocionet e asaj, që unë i përcjell tutje, deri tek veshi dhe mendja e të tjerëve, për t’ua zgjuar atë ndjenjë . Mendoj se është një shprehje artistike e ndjenjes së puthjes së parë  që sigurisht trazon shpirtin, zemrën dhe mendjen njëkohësisht me ëmbëlsinë në të shprehur! Nuk mendoj që ka diçka provokuese aty sa për të tërhequr vëmendjen por ka një  progres të madh në fotografi dhe në tërë klipin si kompleks. (more…)

Genta e perserit deshiren per MTV

Genta Ismajli

Në kohën kur thotë se është më e gatshme se asnjëherë më parë për ta pushtuar tregun muzikor ndërkombëtar, këngëtarja Genta Ismaili ka sjellë albumin e ri për adhuruesit e saj në Kosovë. Këngëtarja ka përsëritur dëshirën e saj se synon që të gjendet në maje të skenave botërore të muzikës, por prapë pa sukses edhe pse ka filluar një bashkëpunim me tekstshkruesen e njohur amerikane, Kara Diougardi.

Genta është shprehur kohëve të fundit për media se në këtë album ajo vjen më profesioniste dhe më e pjekur. Gjithashtu, ajo këndoi këngën e realizuar në versionin anglisht “Planet Me”, tekstin e së cilës e ka shkruar vajza e senatorit amerikan, Joseph Diougardi, Kara.

Burimi: Gazeta Shqiptare