Rezarta dhe Orinda, 30 mije euro secila nga koncertet

Janë mike të mira, dhe që të dyja bashkë kanë arritur të kapin tregun e koncerteve të verës. Janë Orinda Huta dhe Rezarta Shkurta, që mesa duket janë në momentin e tyre më të mirë, pasi këtë verë kanë pasur oferta të shpeshta, për koncerte në gjithë bregdetin e jugut, Kosovë dhe qytete të tjera jashtë vendit.
Thuhet se dy vajzat arrijnë të marrin për një koncert 1000-1500 euro, ndërsa limiti që mund t’i vendosin një menaxheri koncertesh për të pranuar ftesën, nuk zbret poshtë 800 euro.
Dhe edhe pse ende nuk kanë filluar koncertet e muajit gusht, ku frekuentimi i zonave të plazhit arrin kulmin, dy këngëtaret bionde i kanë kapur 30 mijë euro secila deri tani.
Burimi: gazeta panorama

Hi webmaster!