Adelina Ismajli me bikini, shfaqet e vetme ne Ulqin


Adelina Ismajli

Pas përflitjeve për një zhdukje të dytë të Adelina Ismajlit nga skena dhe kënga, një tjetër shfaqje surprizuese e saj. Por kësaj here jo në skenë, por në një nga plazhet e Ulqinit. Këngëtarja e fotografuar nga paparaci ynë, në një nga plazhet e Ulqinit, në  këmbë me rroba banje ngjyrë rozë.

Me linjat perfekte si gjithmonë, Adelina duket se ka marrë ca rreze. Ajo që bie në sy është se nuk mban asnjë aksesor, madje as syze dielli, dhe flokët i ka të mbledhura. Kjo është një nga daljet e pakta dhe të mistershme të këngëtares kosovare, simbol i seksit të bukur, që pas vrasjes së të dashurit.

Ndërsa në Tiranë, ajo erdhi për disa orë si e ftuara e natës përmbyllëse të realit show-t “Big Brother”, dhe ku mësohet të ketë qëndruar plot 9 ditë, ku ka biseduar dhe për remiksimin e një prej këngëve të saj më të bukura në studion diskografike “Zig–Zag”. Por edhe kur erdhi në Tiranë, ajo erdhi veshur vetëm me të zeza, pasi pësoi një shok shumë të madh pas vdekjes së Rizës, me të cilin Adelina ishte në lidhje për një kohë të gjatë.

Burimi: gazeta panorama


12 Komente to “Adelina Ismajli me bikini, shfaqet e vetme ne Ulqin”

Trackbacks

  •