Anjeza Shahini ia beson se motres tekstet e albumit Erdhi momenti

Natyrisht ishte edhe momenti që Anjeza Shahini duhet të ishste e pranishme në muzikë edhe me prodhim, që mban emrin e saj. Por, momenti me sa duket erdhi dhe për motrën e e këngëtares Bela, së cilës ish-këngëtarja etheiste i ka besuar disa tekste të këngëve që përfshihen në cd “Erdhi momenti”.
Gjatë promovimit të albumit të saj pas 5 vitesh, në diskon verove “Magis summer”në Golem, Anjeza shumë e emocionuar ka pohuar se, “një pjesë e teksteve është shkruar nga vetë kompozitorët ndërsa katër prej tyre mbajnë firmën e Belës, motrës së këngëtares”. Bashkëpunimi me kompozitorët e njohur konsiderohet nga këngëtarja si një mundësi për të sjellë në publik dicka krejt të re dhe të ndryshme.
Sikundër kuptohet nga titulli, këngët e albumit i kushtohen 100 për 100 dashurisë, dhe përmbajnë shumë pak trishtim apo lot dhe pjesë dërrmuese e tyre sjellin pjesën më të bukur të kësaj ndjenje. I ka bërë pesë vjet prani në skenë, por me sa duket vetëm tani ka ardhur momenti që ish-këngëtarja e etheve, Anjeza Shahini të hyjë në tregun muzikor shqiptar me një album.
Kompakt disku titullohet “Erdhi momenti” dhe pagëzimin e tij e ka bërë vetë këngëtarja teksa dëgjonte për herë të parë këngën e shkruar nga Adrian Hila. Nuk mungojnë edhe bashkëpunimet me Pirro Cakon dhe Gent Myftarai. I gjithë albumi ështëi bazuar në rrymën më të dashur dhe që përbën stilin e Anjeza Shahinit- rryma pop. Diku është pop-rok, diku pop klasik, por thelbi mbetet sërish pop-i, të cilit Anjeza nuk i është ndarë që nga debutimi i saj në skenë.
Burimi: gazeta panorama

pershendetje te perzemerta nga un mejremi nga saraji pik se pari te pershendes dhe veq vazhdo keshtu je me i mira te dua klm qaoooo bay bay.