Genta Ismajli ‘ngre’ flamurin e Kosoves ne Golem


Genta Ismajli

Ka qenë e ftuar nderi e një prej lokaleve të njohur në Golem , këngëtarja e njohur kosovare, Genta Ismajli. Bukuroshja ka dhënë një spektakël të vërtetë të premten në darkë, në një nga baret që ndodhen në zonën ku pushuesit janë kryesisht kosovarë.

Fillimisht ajo ka hyrë e shoqëruar nga një prej badigardëve trupmëdhenj, që siç shihet dhe në foto, janë kujdesur që të mos i ndodhë asgjë këngëtares. Më pas ajo ka filluar të këndojë këngë të njohura nga repertori i saj, por edhe nga albumi i fundit, “Zero Zero”.

Një element i rëndësishëm i performancës së saj ka qenë dhe kërcimi, të cilin ajo nuk mund ta linte kurrsesi jashtë. Gjithashtu, një gjetje interesante dhe, duhet ta pranojmë, shumë patriotike e Gentës, ka qenë dhe debutimi i saj duke mbajtur në dorë flamurin e shtetit më të ri të botës, Kosovës. Ajo është mirëpritur dhe brohoritur shumë nga të pranishmit që gjendeshin në lokal, i cili është ndezur nga duartrokitjet dhe brohoritjet e zjarrta të tyre.

Burimi: gazeta shqiptare


19 Komente to “Genta Ismajli ‘ngre’ flamurin e Kosoves ne Golem”

Trackbacks

  •