I zgjodhi për fushatën për kryetar bashkie dhe fitoi. Mbase janë të mbarë tre djemtë e grupit “West Side Family”, për kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Tani që po afrohen zgjedhjet 2009 në qershor, kanë filluar përgatitjet për këngën e fushatës së PS-së. E ka shumë të ngjarë që të jetë një realizim që do të këndohet nga ky grup, dhe krijuar nga kompozitori Klodian Qafoku. Edhe pse këngëtarët kanë preferuar ta mbajnë të fshehtë, thuhet se do të jenë pikërisht Flori, Landi dhe Miri, ata që do të këndojnë “himnin” e fushatës zgjedhorë 2009 të Partisë Socialiste. (more…)
Deri më sot i fejuari i saj është cilësuar se bënte gjithçka për të madje edhe duke e mbrojtur në situata të ndryshme si një bashkëshort shumë i devotshëm. Por ja që për Bleonën nuk është vetëm Ganiu ai që kujdeset për çdo gjë. Këngëtarja Bleona Qerreti ditëve të fundit ka gjetur një përkrahës të ri për karrierën e saj muzikore dhe bëhet fjalë pikërisht për miliarderin e farmaceutikës Steëart Rahr.Sipas thashethemeve që kanë qarkulluar në “New Daily News” dhe më gjerë, Stewart Rahr po provon të futet në biznesin e muzikës, përmes Ballkanit. (more…)
U bë disa kohë që këngëtarja Elvana Gjata i ka humbur skenës ndërsa në televizionet muzikore shfaqet vetëm kënga e saj më e fundit “Vetes” të realizuar verën e kaluar. Por ja ku vjen lajmi që Elvana po përgatit një videoklip të ri muzikor. Javën e kaluar ajo ka qenë në Kosovë për të realizuar xhirimet e klipit si edhe një set të ri fotografish.
Veç videos së re këngëtarja do jetë më pranë fansave edhe me prezantimin e saj në web, pasi shumë shpejt do të lançojë dhe faqen zyrtare online me informacione rreth aktivitetit muzikor. Faqja po punohet me mjaft kujdes ku Elvana dëshiron që të ketë diçka ndryshe nga ato që kemi parë deri tani, ku vend kryesor do t’i kushtohet galerisë fotografike si dhe axhendës së koncerteve.
Per foto te Elvana Gjates vizitoni galerine duke klikuar KETU!
Pas ndërhyrjes kirurgjike që ka pasur në hundë si pasojë e aksidentit që kishte pësuar në qendrën e skijimit në Brezovicë,
këngëtarja Dafina Zeqiri ndihet më mirë. “Operacioni ka kaluar mirë dhe tani po ndihem mirë”, është shprehur ajo. Dafina njihet për bashkëpunimet e suksesshme, duke veçuar këto të fundit, “La vida loca” me Bleron dhe FKay, si dhe “Shum nalt” me Capital T dhe 2po2. Këngëtarja ka bërë të ditur se tani e tutje do të jetë e fokusuar gjithnjë e më shumë tek karriera solo. “Do të ketë shumë këngë solo”- ka theksuar.
Ishte pritur me shumë kuriozitet se si do të zhvillohej një vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe aktivitetet që do të organizoheshin. Ata që do jepnin më shumë bukuri kryeqytetit Prishtinë mendohej të ishin këngëtarët të cilët do të zhvillonin një koncert të madh në qendër të kryeqytetit kosovar. Por veç zemrave që kanë rrahur fort në Kosovë, dhe veç kujtimit të mirë dhe idesë tashmë të pavdekshme të një shteti të ri ku askush s’mund ta cënojë, gjithçka ka qenë e vakët. Asnjë nga këngëtarët mëdhenj kosovarë nuk e panë të denjë për të dalë dhe kënduar në sheshin “Nëna Terezë” për Ditën e Pavarësisë se Kosovës.
Me përjashtim të Leonora Jakupit dhe disa këngëtareve të reja, që kanë filluar të bëjnë emër, si Dafina Zeqiri, që ishin të pranishme, aty munguan Genta Ismajli, Adelina Ismajli, Zanfina Ismajli, Sabri Fejzullahu dhe djali i tij Ermal Fejzullahu, Sinan Vllasaliu dhe shumë të tjerë. (more…)
Ja tek shfaqet edhe këngëtarja mjaft simpatike dhe e dashur për publikun Big Mama. Një ditë përpara Shën Valentinit Big Mama është shfaqur në një nga pub-et e Tiranës duke kënduar dhe kërcyer për kënaqësinë e publikut. Dhe çfarë është ajo që vihet re më shumë?
Bigu është disa kilogramë më pak dhe kjo shihet qartë në fustanin veror që ajo ka preferuar të veshë për këtë mbrëmje në ngjyrat të bardhë, të zezë dhe të kuqe. Ka kërcyer dhe kënduar deri në orët e vona të natës dhe më pas një hapësirë të veçantë i ka kushtuar edhe dhënies së autografëve për të pranishmit.
Per foto te Aferdites vizitoni foto galerine duke klikuar KETU!
Dhjetë ditë më parë, Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj ndodhesin në Tiranë, qyteti ku kanë vendosur të punojnë me orë të tëra për një klip të veçantë, por jo të Shpatit. Faqja www.albania.com dha lajmin që Afërdita i ka hyrë këngës seriozisht, me një klip shumë interesant. Kush do ta kishte menduar se pas suksesit si miss dhe modele, Afërdita do t’i hynte edhe rrugës së këngës?! Po kjo faqe ka publikuar foto nga momentet e xhirimeve, që janë realizuar në mjediset pranë kinema Millenium 2”, dhe në ambientet e lokalit të ri “Foglie”, pasi iu është dukur i përshtatshëm për arkitekturën, ndërtuar me tre kate, dhe qendrën e lokalit me shumë lartësi.
Por pse ky pasion për këngën i Afërditës?
E pse jo, ka pohuar Afërdita. Në fund të fundit është e dashura e një prej këngëtarëve të njohur në tregun muzikor, dhe do të shfaqë interes dalja e saj e parë si këngëtare. Afërdita pretendon se si për herë të parë ka qëlluar në shenjë pasi ashtu si kënga edhe videoja janë të bukura, dhe për më tepër shumë shpejt do fillojnë të transmetohen në kanalet muzikore shqiptare. (more…)