Aferdita sfidon Shpatin: Nese je burre, me prano si kengetare!

Per foto te Aferdites vizitoni foto galerine duke klikuar KETU!
Dhjetë ditë më parë, Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj ndodhesin në Tiranë, qyteti ku kanë vendosur të punojnë me orë të tëra për një klip të veçantë, por jo të Shpatit. Faqja www.albania.com dha lajmin që Afërdita i ka hyrë këngës seriozisht, me një klip shumë interesant. Kush do ta kishte menduar se pas suksesit si miss dhe modele, Afërdita do t’i hynte edhe rrugës së këngës?! Po kjo faqe ka publikuar foto nga momentet e xhirimeve, që janë realizuar në mjediset pranë kinema Millenium 2”, dhe në ambientet e lokalit të ri “Foglie”, pasi iu është dukur i përshtatshëm për arkitekturën, ndërtuar me tre kate, dhe qendrën e lokalit me shumë lartësi.
Por pse ky pasion për këngën i Afërditës?
E pse jo, ka pohuar Afërdita. Në fund të fundit është e dashura e një prej këngëtarëve të njohur në tregun muzikor, dhe do të shfaqë interes dalja e saj e parë si këngëtare. Afërdita pretendon se si për herë të parë ka qëlluar në shenjë pasi ashtu si kënga edhe videoja janë të bukura, dhe për më tepër shumë shpejt do fillojnë të transmetohen në kanalet muzikore shqiptare.
Kënga titullohet “Nëse je burrë” dhe është kompozuar nga Gabro, me tekst të Avni Qahilit. Ka qenë ky i fundit që është takuar me Afërditën në një studio, teksa Shpati po regjistronte një këngë për vete. Pasi ka dëgjuar modelen të këndojë, ai i ka propozuar këtë bashkëpunim që më vonë është marrë shumë seriozisht nga ajo. Por pa dyshim që e pret me emocion se si do pritet nga publiku kjo video. Nëse klipi do të pritet mirë, ajo nuk ka për ta lënë me kaq, pasi ka planifikuar video të tjera dhe nje album. Në videoklip ajo prezantohet me një look ekstravagant dhe të nxehtë, për të cilin është kujdesur, Joni Peçi. Gjatë xhirimeve ajo ka qenë e shoqëruar nga Avni Qahili dhe sigurisht Shpati. Kjo është hera e dytë, që ata vizitojnë Tiranën bashkë, pas Festivalit të 46-të të Këngës në Radio-Televizion në dhjetor, ku Shpati konkuroi me këngën “Aromë Mesdhetare”.
Panorama Plus
Artikuj te ngjashem:
- Aferdita dhe Shpati ne sheshin e xhirimit
- Aferdita merr leksione nga Shpati, tenton kengetaren
- Aferdita Dreshaj: Bera kenge thjesht per qejf!
- Shpati dhe Aferdita, ju tregojme sekretet e lidhjes tone
- Dafina Zeqiri: E verteta e sherrit me Bleron
- Aferdita Dreshaj: Deshtimi i saj si kengetare
- Zanfina Ismajli ben nje hit me DJ Blunt






UN KISHA DASHT ME FOL DIQKA PER SHPATIN DHE PER AFERDITEN VEQ KISHA THAN MOS MU MARTU SHPATI ME AFERDITEN SE SHUM E KEQE AFERDITA E SHPATI MA I MIR OK **************************************HEHEHEHEHE*H***************
shpati jeni shum te mir te dy ju deshiroj jet te lumtur dhe te gjat se shpat je lock si edhe aferdita esht shum e bukur ju dua shummmmmmmmm
valla me kallxu drejt jeni nje qift katastrofal shpati esht shum ma i mir se aferdita edhe ajo nuk e meriton shpatin sepse shpati nuk ka nevoj per qasi femre si AFERDITA… tungi
Shpat alltan je tii…
MENJEMADHE SHUMM AFERDITA