Dafina Zeqiri: E verteta e sherrit me Bleron

Dafina Zeqiri

Per foto te Dafines vizitoni foto galerine duke klikuar KETU!

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka sqaruar thashethemet pse mungoi në video-klipin e remiksit të këngës “La Vida Loca”. Ajo ka sqaruar se remiksi ka qenë për repera dhe mosmarrëveshja me Bleron nuk ka qenë shkaku i nënës së saj, por mes dy këngëtarëve.

Dafina tha se nuk ka marrë pjesë në klip pasi remiksi ka qenë për repera, ndërsa sa i përket një mosmarrëveshje të saj me këngëtarin Blero, për shkak se nëna e Dafinës, sipas disa thashethemeve, ishte ankuar te këngëtari me shqetësimin se ishin ekspozuar pjesë nga ekstremitetet e këngëtares, ajo sqaroi të vërtetën. (more…)

Adelina Ismajli, seks simboli i Ballkanit

Adelina Ismajli

Per foto te Adelines klikoni KETU!

Të shumta janë epitetet që i janë vendosur përsa i takon bukurisë së saj, por edhe shumë komplimente të bëra ndër vite, ku ndonjëherë siç thotë edhe vetë Adelina, e mbajnë gjallë kur bëhet fjalë që vijnë nga fansat e saj. Adelina Ismajli, seks simboli i Ballkanit. Kështu e cilëson gazeta zvicerane ’24 orë’ këngëtaren kosovare, duke e lançuar në titull të madh.

Në fakt këngëtarja është më e preferuara ne Kosovë, Shqipëri dhe në shumë vende të Europës ku ka Shqiptarë. Kudo që ajo shkon nuk mund të lërë pa kënduar një pjesë të mirë të repertorit të saj, ndërkohë që është një ndër personat më të paguar nëpër koncerte dhe festa që organizohen.

Bluetooth

Eranda Libohova behet nuse

eranda libohova

Për të gjashtin vit rradhazi, “Geraldina Sposa” e transformon momentin e prezantimit të koleksioneve të fustaneve të nuseve, në një festë të vërtetë. Tek “Sheraton” vajza tashmë të njohura të pasarelave si Irsa Demneri, Linda Poda, Matilda Mecini, por edhe këngëtarja Orinda Huta, prezantuan veshjet e mrekullueshme të nuseve, duke u dhënë plot ide dhe mundësi zgjedhjeje vajzave që kanë vendosur të martohen gjatë kësaj vere dhe më pas. Rreth 70 veshje u propozuan nga modelet ndër të cilat mund të përmendim koleksionin e P&D D‘Onofrio. (more…)

Alban Skenderaj i kushton kenge Erjon Veliajt

alban skenderaj - erjon veliaj

Këngëtari i njohur Alban Skenderaj duket se e ka bërë zgjedhjen e tij për në 28 qershor: Do të votojë për G99, pasi siç është shprehur dhe vetë ka më shumë besim tek të rinjtë se te të vjetrit e politikës. Skënderaj ka qenë përgjatë dhjetë ditëve të fundit pjesë e një turi të G99 me Erion Veliajn, të titulluar “Rock dhe Politikë”. Një ndër arsyet pse Albani ka zgjedhur të bëhet pjesë e këtij turi ka qenë edhe motivimi që i ka dhënë kënga e tij “Do të jemi ne”, një këngë që G99 e ka kërkuar të jetë kënga e fushatës së saj për zgjedhjet e 28 qershorit. (more…)

Kengetaret kosovare, rekord nominimesh ne Top Fest

kengetare kosovare Top Fest

Jehona Sopi dhe Eliza Hoxha janë këngëtaret kosovare të cilat janë nominuar në më shumë kategori në edicionin e sivjetshëm të “Top Fest”, por duke mos lënë këtu pa përmendur edhe disa këngëtarë të tjerë të cilët po ashtu kanë siguruar nominimet për natën finale. Për kategorinë “Best Female”, nga këngëtaret kosovare janë të nominuara: Jehona Sopi, Eliza Hoxha, Nora Istrefi dhe Dafina Zeqiri. Për çmimin “Best Video” konkurrojnë: Jehona Sopi, Eliza Hoxha, grupi “Troja” dhe Shpat Deda. Në kategorinë “Best Song” është e nominuar kënga pretendente për ta fituar festivalin, “Kur u ndamë”, në interpretim të Gilit dhe Enis Potokut, Andos dhe Xuxi me këngën “Free Spirit”, si edhe kënga e Jehona Sopit, “A do të plakemi bashkë”. (more…)

Puthja me Arjonin e Big Brother Albania 2, Elvanen e le i dashuri!

elvana gjata - arjon muca - big brother albania 2

Këngëtarja Elvana Gjata është ndarë nga Gerti, i dashuri i saj legjendar për shkak të një puthjeje spontane me një model. Sipas thashethemeve, thuhet se gjithçka ka nisur nga një deklaratë e Arjonit, modelit dhe stilistit për puthjen me këngëtaren… ndërsa i dashuri i saj nuk e ka pasur të vështirë të bënte lidhjen. Elvana Gjata preferon si stiliste të saj Jona Muçen, të ëmën e Arjonit.

Përgjatë verës së shkuar, për shkak të miqësisë ata kanë dalë bashkë, ku duket se kanë shkëmbyer edhe ndonjë puthje spontane. Me sa duket, i dashuri i saj ka pasur dyshim për marrëdhënien e Elvanës dhe Arjonit, por çdo gjë i është veshur fantazisë së tij. Pas deklaratës së Arjonit për një frenchkiss me këngëtaren e suksesshme, skema është zbuluar. Thuhet që ky është motivi që Elvana rrezikon të humbë përfundimisht të dashurin e saj prej 5 vjetësh. Në fakt thashethemet për lidhjen në krizë të Elvanës kanë nisur të qarkullojnë këto ditë në shumë ambiente këngëtarësh por edhe fansash të saj, ku flitet se Elvana me Gertin janë ndarë. Për Gertin, edhe pse me të cilin ka pasur një lidhje të gjatë dhe të konsoliduar, Elvana nuk ka dashur kurrë të flasë, duke lënë gjithmonë pyetjen që i është bërë, pa përgjigje. Madje shpeshherë ajo e ka mohuar duke thënë se është vetëm dhe pa të dashur. Elvana dhe Gerti janë njohur 5 vjet më parë, ndërsa një pjesë të mirë të shoqërisë e kanë të përbashkët. (more…)

Genta Ismajli: Ndihem keq kur me vleresojne nga bukuria!

Genta Ismajli

Këngëtarja kosovare, Genta Ismajli, ka pohuar se nuk ka dëshirë që asnjëherë të identifikohet si këngëtare e bukur, megjithëse, thotë se bukuria është një plus. Këngëtarja thotë se publiku dhe të tjerët, atë dhe të gjitha këngëtaret e tjera duhet t’i vlerësojnë nga vokali i tyre. “Unë në fillim të karrierës sime nuk kam pasur asnjë përkrahje nga të tjerët, nuk kam pasur asnjë të njohur.

Përkrahja e publikut ka qenë ajo që më ka sjelle deri këtu dhe shpresoj shumë që këtë publiku ta ketë bërë duke më vlerësuar nga zëri”, ka thënë Genta. Këngëtarja ka pohuar se ndihet shumë keq kur në të shumtën e rasteve të tjerët i vlerësojnë këngëtaret nga pamja e jashtme, duke e përfshirë edhe vetë atë.

Bluetooth

Zanfina Ismajli ben nje hit me DJ Blunt

Zanfina Ismajli - DJ Blunt

Këngëtarja e njohur kosovare, Zanfina Ismajli do të punojë një këngë dhe një video me rep-këngëtarin e njohur DJ Blunt, ka thënë një burim shumë i afërt me këngëtaren. Sipas këtij burimi, Zanfina është duke punuar një këngë me DJ Blunt, të cilin do ta jape për adhuruesit e saj në Kosovë dhe Shqipëri gjatë muajve të verës.

Mësohet po ashtu se kënga është shumë seksi dhe me skena të nxehta, që sigurisht do të mbahet mend për një kohë të gjatë në Kosovë dhe Shqipëri. Blunt kohëve të fundit ka pasur një krizë, pasi është larguar nga ‘Baba Records’, ndërkaq mësohet se ai është duke punuar edhe një këngë që është kundër Getoar Selimit dhe grupit ‘Tingulli 3NT’. Ndërkaq, Zanfina po ashtu pritet që gjatë kësaj vere të lëshojë disa “single” të rinj në qarkullim, por edhe video, të cilat tashmë kanë filluar të xhirohen në Kosovë.

Bluetooth

I dashuri i ri i Elizes, dy here i martuar!

Eliza Hoxha

Njëra ndër këngëtarët e para kosovare që këndoi në Shqipëri mësohet se ka filluar një lidhje të re dashurie me një regjisor të njohur kosovar. Lajmi është bërë i ditur nga një burim i afërt me këngëtaren, i cili ka thënë se çifti po planifikon të martohet, por Eliza Hoxha i ka mohuar këto thashetheme. Sipas një burimi, i dashuri i Elizës është një artist i cili ka qenë dy herë i martuar më parë.

Ai është divorcuar për shkak të disa mosmarrëveshjeve që ka pasur me një person tjetër, ndërkaq në martesën e parë po ashtu ata ishin ndarë për shkaqe të ndryshme. Gazeta nuk ka mundur që të mësojë emrin e vërtetë të të dashurit të Elizës. Ndryshe, Eliza Hoxha kohëve të fundit ka lançuar një këngë me video që quhet “Himni i im”, e cila është promovuar në njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Vitin e kaluar ajo kishte marrë pjesë edhe në disa festivale në Shqipëri.

Bluetooth

West Side Family “Jehona” per Edi Ramen

west side family - edi rama

Në vitin 2003 kur Edi Rama kandidonte për herë të dytë për të marrë kreun e bashkisë së kryeqytetit ai solli një risi të vërtetë. Një këngë me grupin më të pëlqyer të të rinjve “West Side Family”, dhe pikërisht këngën “Tirona”. Ajo që nuk ishte parë kurrë më parë ndodhi. Edi Rama i këndonte qytetit të tij, me tre prej djemve më trend, Landi, Dr.Flori dhe Miri. Kënga pati një sukses të madh dhe qarkulloi jo vetëm në televizionet shqiptare, por ishte një nga këngët më të klikuara në internet apo edhe zile celulari për shumë të tjerë. E njëjta atmosferë kërkohet sërish.

Të njëjtën ofertë Edi Rama u ka bërë sërish djemve edhe këtë herë në këtë prag fushate. Por ndryshe nga e para tashmë ai e ka kërkuar këtë si kreu i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe kënga padyshim që duhet të jetë për gjithë Shqipërinë. Por ndërsa flitet lart e poshtë për një këngë të re, duket se ajo eshte realizuar tani dhe mbahet shume sekret. Arsyeja? (more…)