Kategorite
- Blue Jeans (8)
- Ethet 4 (10)
- Eurovision 2009 (4)
- Festivali i 46 ne Rtsh (5)
- Kenga Magjike 2007 (4)
- Lajme (7)
- Tekste (lyrics) (13)
- Thashetheme (150)
- Top Fest 5 (25)
- Top Fest 6 (7)
- Video (101)

Jehona Sopi dhe Eliza Hoxha janë këngëtaret kosovare të cilat janë nominuar në më shumë kategori në edicionin e sivjetshëm të “Top Fest”, por duke mos lënë këtu pa përmendur edhe disa këngëtarë të tjerë të cilët po ashtu kanë siguruar nominimet për natën finale. Për kategorinë “Best Female”, nga këngëtaret kosovare janë të nominuara: Jehona Sopi, Eliza Hoxha, Nora Istrefi dhe Dafina Zeqiri. Për çmimin “Best Video” konkurrojnë: Jehona Sopi, Eliza Hoxha, grupi “Troja” dhe Shpat Deda. Në kategorinë “Best Song” është e nominuar kënga pretendente për ta fituar festivalin, “Kur u ndamë”, në interpretim të Gilit dhe Enis Potokut, Andos dhe Xuxi me këngën “Free Spirit”, si edhe kënga e Jehona Sopit, “A do të plakemi bashkë”. (more…)

Ai i bën të gjitha, sepse tashmë njihet për eksperimentime të çuditshme në muzikë. Ndaj dhe shumë pak mund të jenë habitur kur e panë të dilte të enjten në skenën e “Top Fest 6” si klloun depresiv, i bojatisur me ngjyrat bardh e zi, si një vajtimtar që e trajton paranë si femër. Pas këngëve “Gjinkalla që dashurohet në vitin 2070” dhe “Silazhi”, Kastro kësaj here vjen si një klloun në vetvete i dëshpëruar.
“Vaji i Kllounit” një bashkëpunim me Gent Lakon. Pse u rikthyet tek ky kompozitor?
Jam rikthyer pas katër vjet autoproduksion të këngëve të mija. Doja të sillja një këngë me përmasa të tjera dhe mendova se kompozitori i duhur ishte Genti Lako, bashkë me të cilin do realizonim jo vetëm thjesht një melodi, por një këngë të konceptuar si ngjarje me përmasa të mëdha dhe besoj kemi arritur në një produksion “alla”-Genti and Kastro. Kujtoj po ashtu që Genti ka qenë kompozitori i këngëve të albumit të parë të grupit “Two farm”, kur unë isha pjesë e tij. Ishte ai që na lançoi. (more…)
Dafina Zeqiri - Duhet qe ta di
Ne dhomen time e vetmuar tani
veten e pyes
Se çfare me ndodhi
pse me nuk jemi ne,
Me nuk e kuptoj
çdo gje mes nesh ka ndryshu
sa te lumtur ishim ne
sa te lumtur ishim dikur
Une dua
une dua qe ta di
ku na humbi kjo lumturi
ne dikur duheshim
pse nuk duhemi tani?
me nuk jemi si ne fillim
dua ta di çka beme gabim
ska me mirekuptim
dua nje shpjegim. (more…)





