Elvana Gjata me videoklip te ri

Elvana Gjata - videoklip te ri

U bë disa kohë që këngëtarja Elvana Gjata i ka humbur skenës ndërsa në televizionet muzikore shfaqet vetëm kënga e saj më e fundit “Vetes” të realizuar verën e kaluar. Por ja ku vjen lajmi që Elvana po përgatit një videoklip të ri muzikor. Javën e kaluar ajo ka qenë në Kosovë për të realizuar xhirimet e klipit si edhe një set të ri fotografish.

Veç videos së re këngëtarja do jetë më pranë fansave edhe me prezantimin e saj në web, pasi shumë shpejt do të lançojë dhe faqen zyrtare online me informacione rreth aktivitetit muzikor. Faqja po punohet me mjaft kujdes ku Elvana dëshiron që të ketë diçka ndryshe nga ato që kemi parë deri tani, ku vend kryesor do t’i kushtohet galerisë fotografike si dhe axhendës së koncerteve.

Per foto te Elvana Gjates vizitoni galerine duke klikuar KETU!

Bluetooth




Artikuj te ngjashem:

1 Koment to “Elvana Gjata me videoklip te ri”

Trackbacks

  •