Eranda Libohova behet nuse

eranda libohova

Për të gjashtin vit rradhazi, “Geraldina Sposa” e transformon momentin e prezantimit të koleksioneve të fustaneve të nuseve, në një festë të vërtetë. Tek “Sheraton” vajza tashmë të njohura të pasarelave si Irsa Demneri, Linda Poda, Matilda Mecini, por edhe këngëtarja Orinda Huta, prezantuan veshjet e mrekullueshme të nuseve, duke u dhënë plot ide dhe mundësi zgjedhjeje vajzave që kanë vendosur të martohen gjatë kësaj vere dhe më pas. Rreth 70 veshje u propozuan nga modelet ndër të cilat mund të përmendim koleksionin e P&D D‘Onofrio.


Këta stilistë italianë kanë sjellë në Shqipëri veshje të fryra, shumë të punuara, me gurë “Zvarowski” dhe me lule të mëdha butaforike. Ndërsa Mariella Gianfrante me koleksionet e saj të Azzurra Collezione që stilon veshje nusesh, kërkon të shprehë dukshëm personalitetin e vajzave me anë të veshjeve të nusërisë. Në këtë koleksion të binin në sy bizhutë e mëdha dhe veshje ekstravagante. Përkrah këtyre linjave, gjithmonë është linja spanjolle e veshjeve Pronovias me kryestilistin Manuel Mota i cili dizenjon për nusen me siluetë perfekte. Nuk mund të mungonte kurresesi edhe stilisti libanez me famë botërore Elie Saab.

Surpriza e kësaj darke ishte e ftuatra e nderit, këngëtarja e njohur Eranda Libohova, e cila bëri mbylljen e mbrëmjes nën tingujt  Bethoven. Eranda është përzgjedhur nga “Geraldina Sposa” si një këngëtare që pëlqehet nga të dy brezat dhe siç e shihni edhe nga fotoja ajo rrezaton me veshje nusërie të cilën në jetën e saj nuk ka mundur ta veshë akoma. Si gjithmonë salla ishte e mbushur me personazhe Vip, të cilët asnjëherë nuk e humbin këtë sfilatë.

Panorama Plus




Artikuj te ngjashem: