Merziten kosovaret, kengetaret nuk respektuan pervjetorin e Pavaresise!

Zhduken nga skena Adelina Ismajli, Genta Ismaili, Shpat Kasapi, Ermal Fejzullahu!
Ishte pritur me shumë kuriozitet se si do të zhvillohej një vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe aktivitetet që do të organizoheshin. Ata që do jepnin më shumë bukuri kryeqytetit Prishtinë mendohej të ishin këngëtarët të cilët do të zhvillonin një koncert të madh në qendër të kryeqytetit kosovar. Por veç zemrave që kanë rrahur fort në Kosovë, dhe veç kujtimit të mirë dhe idesë tashmë të pavdekshme të një shteti të ri ku askush s’mund ta cënojë, gjithçka ka qenë e vakët. Asnjë nga këngëtarët mëdhenj kosovarë nuk e panë të denjë për të dalë dhe kënduar në sheshin “Nëna Terezë” për Ditën e Pavarësisë se Kosovës.
Me përjashtim të Leonora Jakupit dhe disa këngëtareve të reja, që kanë filluar të bëjnë emër, si Dafina Zeqiri, që ishin të pranishme, aty munguan Genta Ismajli, Adelina Ismajli, Zanfina Ismajli, Sabri Fejzullahu dhe djali i tij Ermal Fejzullahu, Sinan Vllasaliu dhe shumë të tjerë.
Mediat kosovare e kanë cilësuar këtë fakt duke u shprehur se këngëtarët më shumë kanë shikuar si ta pasurojë xhepin e vet në Ditën e Pavarësisë sesa të bashkohen me gëzimin e qytetarëve të saj në ditën më të madhe të tyre, atë të pavarësisë se vendit. Koncerti te sheshi ka filluar me grupin e mirënjohur pejan, NRG Band, të cilët kanë kënduar dy këngë. Pas tyre në skenë është paraqitur këngëtari i ri Blero, që po ashtu ka kënduar dy këngë. Këngëtarja e re dhe seksi, Bubulina Krasniqi, ka ndezur paksa publikun në shesh, por sa vlen kjo kur pas pesë këngëve të muzikës bashkëkohore ka dalë në skenë këngëtari i muzikës popullore, Malsori.
Ajo që është vënë re më së shumti ka qenë fakti që prej një zhanri muzike kalohej në një tjetër duke përfunduar në një ngatërresë të vërtetë.
Të pranishëm në koncertin e organizuar në shesh kanë qenë autoritetet më të larta të vendit ndërkohë që dëshira që kanë shprehur me bashkëshortet e tyre kanë qenë: “Pata shumë dëshirë që sonte të shoh duke kënduar Adelinën dhe Gentën. Fatkeqësisht ato nuk ishin këtu”. Ajo që nuk dihet është se ku ishin këto dy këngëtare mjaft të preferuara nga publiku shqiptar për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Skenës ashtu sikurse e cilësuam edhe më lart i kanë munguar edhe këngëtarët si Sabri Fejzullahu, Sinan Vllasaliu, Ilir Shaqiri, Shkëlzen Jetishi, Ermal Fejzullahu dhe Shpat Kasapi.
Madje për të parë këtë natë, ka pasur edhe njerëz që kanë udhëtuar nga Gjermania. “Më pëlqeu shumë Dafina, por edhe Gili me një këngë të re për mërgimtarët. Më habit Sinani që është shumë aktiv në diasporë dhe si nuk e ka ndarë së paku këtë natë për të kënduar në sheshin që mban emrin e nobelistes dhe humanistes, Nëna Terezë”- është shprehur një prej fansave në skenë.
Ajo që u tha në fillim nga organizatorët e koncertit ishte se në të do të merrnin pjesë dyzet këngëtarë por në fund, 18 prej tyre munguan. Përveç këngëtarëve më të pëlqyer të publikut të cilët munguan në këtë ditë të madhe, këngëtarët që kënduan kanë qenë: Adelina Thaçi feat Visar, Gili, Alma Bektashi, Nikollë Nikprelaj, Vjollca Buçaj, Mihrie Braha, Naim Abazi, Monika Salihu, Motrat Mustafa, Leonora Jakupi, Tonin Marku, Adelina Emini, Mimoza Mustafa, Rona Nishliu, Dafina Zeqiri dhe Teuta Kurti.
Bluetooth
Artikuj te ngjashem:
- Genta Ismajli: Video që “friksoi” fansat
- Dafina Zeqiri: E verteta e sherrit me Bleron
- Genta Ismajli ‘ngre’ flamurin e Kosoves ne Golem
- Zbulohet lidhja pese vjeçare e Zanfina Ismajlit
- Etheistet: Ja strategjitë tona për të fituar
- Shpati dhe Aferdita, ju tregojme sekretet e lidhjes tone
- Marjeta Billo, ajo nate ishte e Kosoves






sa i perket kesaj teme qe kengetaret me te njohur nuk morren pjes ne koncertin e vjetorit te pavarsis te cilen e kemi pritur me shum deshir , ajo dit eshte e veqant per tan shqiptaret mire po jo vetem keto te permendurit kan munguar edhe shum tjer si p.sh djemat qe kendojn hip-hop si p.sh tingulli3, etno engjujt , skills , etj etj nje numer i madh kan munguar mir po nuk esht aq fer sa qe nje numer i madh qytetaresh kan shku ne koncert per keta qe nuk kan marr pjes ne nje koncert aq te modh si doqoft edhe ashtu ka qen mir po te ishin kta do ishte me mir por nvaret ndoshta edhe kto i kan pasur arsyet e veta ndosht kan qen edhe ne vende qe kan marr te holla sidoqoft te gjith jemi shqiptar edhe e kemi festu atje ku jemi ju pershendes e shpresojm se ne 2 vjetorin e pavarsis te jen te gjith prezent ne ndonje koncert edhe me te madh …
po skan mujt nashti me ardh more per genten e kom fjalen nasht bre veqq boll keq qi ska knu tybe jom dal veq per taa kam menuu qi po knon edhe genta veqq vitin qi vjen shpersoj qi do te knon per pavarzin e kosoves se ka qen nje dit e madhe per krejt shqiptart megjithat i them gentes qi te duaaaaaaaaaaaaaaa shummmmmmmmmmmmmmmmm (L) idolli im eshte