Miriam Cani: E pranoj qe jam e lidhur me Alban Skenderaj

miriam cani

Është e bukur, e talentuar dhe e famshme. Ëndrra e saj mori jetë kur pesë vjetë fitoi vendin e parë në një talent shou në televizionin gjerman, i ngjashëm me “Star Akademy”-në në Tv Klan. Vajza shqiptare fitoi vendin e parë në këtë garë të ashpër talentesh, duke spikatur si në muzikë ashtu dhe në disiplinën e baletit, duke treguar një aftësi të rrallë prej “femre spektaklesh” (shou girl).

Së bashku me pesë finalistet, vajza nga Elbasani do të ndërtonte grupin “Preluders”, i cili për kohën mahniti gjithë Europën me hitet dhe shoun që dhuronte, duke arritur deri në Amerikën e largët. Kaq u desh dhe që nga ajo kohë, Miriamin e ka përndjekur fama… Një nga ëndrrat e saj ishte të kthehej në vendlindje dhe të bëhej e dashur dhe për bashkëatdhetarët e saj. Një prezantim në spektaklin “Miss Globe International” organizuar nga “Deliart Assocation” dhe Cani hyri e sigurtë në tregun muzikor shqiptar.


Ajo do të bënte dhe një koncert në kryeqytet, një në Durrës dhe një në Elbasan, së bashku me grupin “Preluders”, lidere e së cilës ishte. Muzikali “Chicago” ishte një tjetër ngjarje e rëndësishme në jetën e saj profesionale, që e lidhi akoma më tepër më skenën shqiptare. Pas këtyre sukseseve që kanë një lidhje ekskluzive me muzikën, Miriami pushton televizionet gjermane edhe si prezantuese, moderatore e producente spektaklesh. “Jam jashtë mase e kënaqur me jetën time profesionale… Momentalisht po realizoj dy emisione të miat në ekranet gjermane. Të dyja janë formate muzikore dhe kanë në qendër të tyre hitet më të mira të momentit, brenda dhe jashtë vendit. Secili prej këtyre programeve ka nga 850.000 shikues në ditë” tregon me krenari Miriami. “Para disa javësh kam ftuar në emision edhe Albanin (Skënderajn) ku ai prezantoi këngën më të fundit, “Larg dhe afër”. Ky prezantim para publikut jo vetëm gjerman por dhe europian, pati një impakt pozitiv. Kam qenë po aq e lumtur për këtë sukses sa ç`do kisha qenë për veten, se më gëzon fakti që një artist shqiptar po krijon audiencë të huaj”,shton këngëtarja elbasanase. Ndërkohë që duket se me vajzat e “Preluders”, pavarësisht nga dëshira e madhe, s`ka në plan asnjë projekt. “Secila është duke u marrë me projektet e veta. Momentalisht, s`kam as edhe një ditë kohë për diçka tjetër përpos aktiviteteve personale. Gjërat janë perfekt kështu siç janë” thotë Cani.

JAM E LUMTUR QË KAM NJOHUR ALBANIN!
Ndonëse nuk e thotë me plot gojën, në një farë mënyre Miriami konfirmon më në fund, ekskluzivisht për gazetën “Panorama” atë lidhje të përfolur aq shumë, që e ka tortuar kaq gjatë shtypin shqiptar: mes saj dhe Alban Skënderajt, ka diçka që e kalon shoqërinë e thjeshtë. Kjo duket qartë kur Miriami shprehet: “Çdo gjë duhet të ndodhë në kohën e duhur dhe krejt natyrshëm, jo e detyruar. Sidomos kur bëhet fjalë për jetën private. Ajo çfarë mund të them është se unë dhe Albani jemi shumë të lumur që kemi njohur njëri-tjetrin dhe gjëja më e bukur është se pasioni i përbashkët na ka lidhur akoma më fort. Kemi shumë respekt ndaj njëri-tjetrit dhe këto janë arsyet përse ne do të ecim shumë e më shumë përpara, në çdo aspekt. Mendoj se përgjigja është shumë e qartë”.

Ajo shton se raporti mes të dyve është i veçantë. Punojnë bashkë, kanë të njëjtin pasion dhe e kanë ndihmuar njëri-tjetrin. “Kemi të njëjtat pasione, një botë të njëjtë shpirtërore. Momentalisht kemi aq shumë punë dhe projekte që po i realizojmë bashkë, sa nuk do mjaftonte një intervistë që të flisja për jetën tonë private… përpos faktit që ajo është e shenjtë dhe s`mund të rrëfehet në dy fjali” shton Miriami. Ajo dhe Albani duket se nuk janë bashkë vetëm në jetë, por dhe në muzikë.

Kanë realizuar së bashku një duet dhe po përpiqen të kënaqin fansat edhe me një klip. Dëshira e tyre është që të hyjnë në tregun muzikor botëror me duetin, por kjo nuk është aspak e thjeshtë. “Megjithatë gjërat po ecin mirë. Në Gjermani shumë firma dhe marka prestigjioze duan ta marrin këngën për fushata publicitare por ka dhe shtëpi kinematografike të rëndësishme dhe me emër në Gjermani, të cilat e duan atë për kolonë zanore në filmat e tyre” shton vajza nga Elbasani. Por asnjëri prej të dyve nuk nxiton, se gjërat e bukura duan kohë që të marrin jetë. “Çdo gjë në kohën e duhur”, thotë Miriami. Kënga është dhe në versionin shqip në albumin e Albanit, i cili është realizuar në studion e Miriamit dhe me bashkëpuntorët e saj.

“Albani është një njeri jashtë mase i talentuar. Që ditën e parë që e dëgjova isha e bindur se ai meriton shumë më shumë nga sa ka arritur. Do përpiqem me gjithë forcën time që ai të ketë sukses edhe këtu në Gjermani, por gjithçka në fund fare varet nga aftësitë e tij dhe të njerëzve me të cilët punon. Do më pëlqente që Albani me talentin e tij të prezantonte artin shqiptar në botë, sepse mendoj që ai është mashkulli më i kompletuar si artist” shprehet për gazetën këngëtarja. Menaxheri i saj është gjithashtu edhe menaxheri i Albanit dhe ajo është e bindur se një ditë miku i saj do të arrijë famën ndërkombëtare.

Burimi: gazeta panorama




Artikuj te ngjashem:

39 Komente to “Miriam Cani: E pranoj qe jam e lidhur me Alban Skenderaj”

  • albina

    tung un jam albina mua me pelqen shum albani edh kisha dasht me dal me pi ni kafe me ta se shum me pelqe shum sheum edh deshta me pershendt shum shum se e dhu ashu si kengetarrrrr qaooooo ju pershendes

  • alban ti je me i miri je nr.1 ne gjth shqiptarin……..dhe ti e meriton te quhesh kengetar sepse i ke te gjitha vlerat qe duhet pasur nje kengetar te dua shum shum………dhe te uroj suksese te metutjeshme……si dhe te uroj lidhjen tende me miriam canin

  • alban skenderaj kengetari me i mire gjate ketije shekulli …albani eshte shume i talentuar me pelqen shume sidomos kur degjoj kenget e tij qe i kendon aq bukur qmendem fare ….shpresoj qe di te vish perseri ne gjakove me mbajte koncerte sepse gjithe kosova e sidomos gjakove te don shume

  • elvisi

    ciao miriam, te peshendes nga italia, qe je shume simapitike, ciao grazie.

  • c*kemi alban je 1.mirjamin mos e lesho me se shkoni bashke.puc

  • ina

    te dy te talentuar,te bukurana,te sukseshme.shkrut te bere per njeri tjetrin.ju uroj shume suksese dhe fat si ne jeten private dhe ne ate artistike

  • milena

    ciao miriam ,ti je yll po ALBANI SJA VLEM SHUM LAL………………………………PUC PUC UN BACCO PER TE

  • UEDA

    ME PELQEN SHUM KJO KENG ME DUKET NJE SUPER HIT………………..PUC PUC

  • o alban je ma i keq arban milam cani a e din anglishten apo shtiresh si kur e din hahahahaahahahahahhaahhahahahahahahahahhahahahahahhhah

  • ehehehehe

    mos ju besoni thashe themeve

  • qefli

    mos ju besoni thashe themeve besoni ne vetvete

  • Oni

    I uroj Albanit fat ne cdo aspekt te jetes se e meriton
    me te vertet,na kenaq me muziken e tij,dhe na jep me shume
    drite per te ardhmen, se ka ardhur koha per ndryshim dhe Albani eshte shembulli me imire per gjithe shqiptaret kudo
    qe ndodhen.Nga Suedia..Ju pershendes te githeve.

  • O* Alban Skenderaj* je më i bukuri ne bot ,yll bote ti dhe *Miriam Cani* ,jeni me te miret ne bot veq vazhdoni kenduari se e gjith bota jua ka inat .ju pershendes te dyve dhe ju dua shum , ju uroj dy artistave suksese ty* Miriam *dhe ty* Alban* jeni (1), fat gjith jeten

  • VALBONA

    kenga juaj e fundit me pelqen shume-shume. meduket se ma ke kompozuar mua. mos u cudit se ende nuk me ke njohur.

  • ju uroj fat te dyve dhe jem e lumtur qe keni gjetur tek njeri-tjetri gjysmen qe ju mungonte.te pershendes miriam dhe ”beje te lumtur”.jam e lumtur dhe e respektoj mjafton qe ti te jesh i lumtur alban.fat kudo te 2-ve.
    ciao klajda

  • erika

    te dua dhe jam e lumtur qe e ke njofur dashurin dhe te urrej sepse ajo nuk jam un,dhe ”miriam” sa shum ”fame”.do shihemi ”bukuroshe” e shemtuar ,shum shpejt madje.puc-puc

  • o zot teper emir je shum loqk veq vazhdo lidhjen me alban skenderajt se edhe aj osht shum fenomen dy ylla ju du shummmmmmmm

  • arba

    hey alban je ma i miri i pa aritshmi nese eshte ajo e vertet se je miram canin ateher te uroj cdo te mire nga ZEMRA ju dua shum te dyve me sa duket zoti ka takuar dy njerez qe jan te lindur per njeri tjetrin
    hehehe
    klm

  • mo na mer cunin nga vlora ok ciao ciao ciao

  • TiNa

    ju uroj suksese te metutjeshme qe te dyve. . . jeni cift ideal ! . . . wish u all the best !

  • albbana

    e moj e gjor ti pernime menon qe ka me te marr ty Albanii .neyse une vet i kom than: ti Alban me kalo me tjerat pse joo? amoo normal mu m’don mas shumtii q’ti bojsh andajjj shfrytezoje edhe pak ditt se skia ma ALBAN per ty .

    Edhe diqka Albani (tash po dihet i kujt eshte) me ty po rrin se e ka
    veq ty me t’shfrytezu sa per me i nduhmuu per hy ne tregun botror (une ja kom dhan ket idde) sorry:P:P
    Nejsee pak humorr mirepooo Miriam e duu tepee i vetmi djal i perfeksionum per mu eshte veq 1 ALBAN SKENDERAJ !!!

  • a kerkun so stine ne thashetheme a

  • o keno je dysh fare se njeshi jam un

  • hei alban ma i miri je dhe te dua shum kisha pasur deshir qe te takohemi ndonjeher me ty dhe me bukuroshen tende miriamin te dua shum dhe te adhuroj tung nga beta

  • o alban ma i miri je dhe te dua shum sepse te kam vella haha . por vertet je nje kengetar i mir qe gjith ta kan zili

  • te dua shum albi ma i iri je veq vazhdo keshtu sepse ne kohen e sodit esht me mir te dukesh thjesht

  • tung tung do te shkruaj perseri dhe shpresoj qe do yi lexosh ti .TE DUA ALBI

  • Drenusha

    Albani eshte shum i bukur edhe i dashur edhe pse ka nje talent te jasht zakonshem per gjithqka Osht nr.1 mirepo edhe miriami eshte e bukur po sidoqoft ALBANI eshte shum shum shum me i bukur se e dasura e tij …I LOVE U

  • pershendetje nga cali nag malisheva jam nje adhurus i alban skenderaj.albani esht nje kengtar shu i mir ka nje ze shum te mir veq i deshiroj sukesese ne jet.alban ka nje femen shum te mir ajo esht miriam cani jeni pershtat shum.ju deshiroj sukesese ne jet . me respket cali.

  • ilirjana

    alban je ma i miri po ashtu edhe ju miriam

  • tung alabn je me i miri gezohem qe je lidh me miriam cani pse esht nje femer perfekte per tye tung ju peshendes nga struga ju deshiroj ni lidhje shum shum te lumtur dhe te bukur

  • oj miriam je ma e mira veq vazhdo ej edhe e ke gjet albanin i cili asht ma i miri bash pershtateni tung.

  • shum te fort dyt valla halla ju qoft se ma te mirt jeni tung tung tina

  • Alban Skenderaj ma i mir se ti.(realisht)

  • shum te bukur jeni shum pershtateni shum i bukur alban je

  • Je Shum E Bukur…..Te uroj Suksese ne qdo aspekt—-LOVE YOU 4-EVER <3:——Pershendetje nga KOSOVA

  • mira

    miriam je shum e mir veq vazhdo je shume e bukur e talentuar e famshme te dua je ylll fare edhe te dashurin e ke te bukur ju dua jeni qifti me i mir deri tani

  • shuumm e buker je edhe ti alban veq vazhdoni ishalla trashegoheni

  • DonnChee

    Je Super Yll te adhuroj Alban Mpuchhhhhhh(K)

Trackbacks

  •