Orinda dhe Rezarta joshin me foto seksi

orinda huta dhe rezarta shkurta

Është një foto seksi, me rroba banjo dhe që është publikuar këto ditë në faqet e internetit në facebook. Nuk bëhet fjalë thjesht për dy vajza të bukura, por edhe shumë të njohura, Orinda Hutën dhe Rezarta Shkurtën. Dy vajzat janë në rroba banjo, një foto që në fakt nuk i përshtatet stinës, pasi jemi në të dalë të dimrit, por gjithsesi jashtëzakonisht shumë e pëlqyer sidomos për fansat e tyre meshkuj. Duket qartë se aty Rezi dhe Orinda kanë preferuar që të fotografohen teksa looku i tyre është shumë i ngjashëm me njëra-tjetrën.


Që të dyja me flokë me onde ngjyrë mjalti, stil tipik plazhi, me një truk pothuajse të njëjtë dhe me rroba banjo me ngjyra të çelta. Rezultati? Të dyja duken si binjake. Rezi dhe Orinda përveçse janë këngëtare dhe kolege, thuhet se janë edhe shumë mikesha të mira. Kjo vërtetohet edhe me faktin se në çdo festë ato i gjen gjithnjë pranë njëra-tjetrës. Një gjë tjetër që i bashkon është edhe fakti se të dyja janë në momente të mira të karrierës së tyre dhe në këtë rast nuk mund të bëhet fjalë për konkurrencë mes dy vajzave, pasi publiku i do dhe i kërkon në çdo koncert.

Panorama Plus




Artikuj te ngjashem:

3 Komente to “Orinda dhe Rezarta joshin me foto seksi”

Trackbacks

  •