Adrian Gaxha shkon ne Eurovizion

Adrian Gaxha

Ndodhi ajo që pritej, Adrian Gaxha shkon në Eurovizion. Ka mbaruar kështu finalja e Festivalit të Shkupit dhe trioja Tamara, Vrcak dhe Adrian Gaxha janë shpallur fitues të këtij festivali me këngën “Vp lme Na Ljubovta” duke bërë kështu për vete 24 pikë.
Këtë herë ata kanë arritur të triumfojnë edhe pse më parë kanë qenë pjesëmarrës në këtë Festival por kanë arritur të kualifikohen vetëm në vendin e dytë, Tamara vitin e kaluar ndërsa Ardian Gaxha në vitin 2006. Gaxha dhe Vrcak nuk janë të huaj për njëri-tjetrin, pasi një prej hiteve të vitit të shkuar në Maqedoni “Magija” ishte një bashkëpunim i dy artistëve.
E ndërkaq, një prej pretendenteve dhe sfidanteve më të forta Tuna është renditur pikërisht ne vendin e shtatë duke shkaktuar habinë e të gjithëve. Ndoshta kjo u shkaktua edhe për shkak të disa defekteve të vogla që i ndodhën këngëtares Maqedonase teksa performonte në skenë.

Burimi: Revista Bluetooth

Tuna ne sfide me Adrian Gaxhen

Adrian Gaxha - Altuna Sejdiu

Edhe pak ditë na ndajnë që të mësohet se kush nga këngëtarët Maqedonas do të përfaqësojë këtë vend në Eurovizion. Gara mbetet e fortë mes Tunës dhe Adrian Gaxhës të cilët po konkurojnë njëri-tjetrin se cili prej tyre do të arrijë të prekë skenën e madhe të Beogradit, vendi në të cilin këtë vit organizohet festivali i këngës Europiane.

Dy këngëtarët më favorit konkurojnë mes 15 sfidantëve të cilët marrin pjesë në këtë përzgjedhje. Pak kohë më parë e ftuar për të kënduar ishte edhe Big Mama në bashkëpunim me Bojan por pas disa ankesash organizatorët vendosën që sëbashku me 5 konkurues të tjerë, edhe Big Mama e Bojan të liheshin jashtë konkurimit. (more…)