Publikuar me February 22, 2009 nga AlbanianSound

Ja tek shfaqet edhe këngëtarja mjaft simpatike dhe e dashur për publikun Big Mama. Një ditë përpara Shën Valentinit Big Mama është shfaqur në një nga pub-et e Tiranës duke kënduar dhe kërcyer për kënaqësinë e publikut. Dhe çfarë është ajo që vihet re më shumë?

Bigu është disa kilogramë më pak dhe kjo shihet qartë në fustanin veror që ajo ka preferuar të veshë për këtë mbrëmje në ngjyrat të bardhë, të zezë dhe të kuqe. Ka kërcyer dhe kënduar deri në orët e vona të natës dhe më pas një hapësirë të veçantë i ka kushtuar edhe dhënies së autografëve për të pranishmit.
Bluetooth
Publikuar me August 22, 2008 nga AlbanianSound

Duket se kjo verë do të ketë shumë ndryshime, sidomos për këngëtaren nga Tetova, Big Mama. Kjo e fundit ka deklaruar se së fundmi është futur në dietë sapartane dhe ka kaluar me orë të tëra nga palestra.
Rezultati është që ka humbur plot 14 kilogramë… Big-u pretendon se kur do ta shikojmë në videon e saj më të re, nuk kemi për ta njohur. Ndoshta do të jetë vërtet kështu… (more…)
Publikuar me February 12, 2008 nga AlbanianSound

Edhe pak ditë na ndajnë që të mësohet se kush nga këngëtarët Maqedonas do të përfaqësojë këtë vend në Eurovizion. Gara mbetet e fortë mes Tunës dhe Adrian Gaxhës të cilët po konkurojnë njëri-tjetrin se cili prej tyre do të arrijë të prekë skenën e madhe të Beogradit, vendi në të cilin këtë vit organizohet festivali i këngës Europiane.
Dy këngëtarët më favorit konkurojnë mes 15 sfidantëve të cilët marrin pjesë në këtë përzgjedhje. Pak kohë më parë e ftuar për të kënduar ishte edhe Big Mama në bashkëpunim me Bojan por pas disa ankesash organizatorët vendosën që sëbashku me 5 konkurues të tjerë, edhe Big Mama e Bojan të liheshin jashtë konkurimit. (more…)
1 Koment, Kategoria:
Thashetheme Tag:
Adrian Gaxha,
Altuna Sejdiu,
Beograd,
Big Mama,
Bojan,
Europa,
europiane,
Eurovizion,
Maja Vukicevic,
Maqedoni,
Tuna