Dafina Zeqiri: E verteta e sherrit me Bleron

Dafina Zeqiri

Per foto te Dafines vizitoni foto galerine duke klikuar KETU!

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka sqaruar thashethemet pse mungoi në video-klipin e remiksit të këngës “La Vida Loca”. Ajo ka sqaruar se remiksi ka qenë për repera dhe mosmarrëveshja me Bleron nuk ka qenë shkaku i nënës së saj, por mes dy këngëtarëve.

Dafina tha se nuk ka marrë pjesë në klip pasi remiksi ka qenë për repera, ndërsa sa i përket një mosmarrëveshje të saj me këngëtarin Blero, për shkak se nëna e Dafinës, sipas disa thashethemeve, ishte ankuar te këngëtari me shqetësimin se ishin ekspozuar pjesë nga ekstremitetet e këngëtares, ajo sqaroi të vërtetën. (more…)

Blero feat F Kay, Skillz, Kaos, MC Kresha & Lyrical Son - La vida Loca (video, 2009)

Merziten kosovaret, kengetaret nuk respektuan pervjetorin e Pavaresise!

Leonora Jakupi   Genta Ismaili

Zhduken nga skena Adelina Ismajli, Genta Ismaili, Shpat Kasapi, Ermal Fejzullahu!

Ishte pritur me shumë kuriozitet se si do të zhvillohej një vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe aktivitetet që do të organizoheshin. Ata që do jepnin më shumë bukuri kryeqytetit Prishtinë mendohej të ishin këngëtarët të cilët do të zhvillonin një koncert të madh në qendër të kryeqytetit kosovar. Por veç zemrave që kanë rrahur fort në Kosovë, dhe veç kujtimit të mirë dhe idesë tashmë të pavdekshme të një shteti të ri ku askush s’mund ta cënojë, gjithçka ka qenë e vakët. Asnjë nga këngëtarët mëdhenj kosovarë nuk e panë të denjë për të dalë dhe kënduar në sheshin “Nëna Terezë” për Ditën e Pavarësisë se Kosovës.

Me përjashtim të Leonora Jakupit dhe disa këngëtareve të reja, që kanë filluar të bëjnë emër, si Dafina Zeqiri, që ishin të pranishme, aty munguan Genta Ismajli, Adelina Ismajli, Zanfina Ismajli, Sabri Fejzullahu dhe djali i tij Ermal Fejzullahu, Sinan Vllasaliu dhe shumë të tjerë. (more…)

Blero dhe Leonora Poloska - Crazy