Publikuar me August 6, 2008 nga AlbanianSound

Është e bukur, e talentuar dhe e famshme. Ëndrra e saj mori jetë kur pesë vjetë fitoi vendin e parë në një talent shou në televizionin gjerman, i ngjashëm me “Star Akademy”-në në Tv Klan. Vajza shqiptare fitoi vendin e parë në këtë garë të ashpër talentesh, duke spikatur si në muzikë ashtu dhe në disiplinën e baletit, duke treguar një aftësi të rrallë prej “femre spektaklesh” (shou girl).
Së bashku me pesë finalistet, vajza nga Elbasani do të ndërtonte grupin “Preluders”, i cili për kohën mahniti gjithë Europën me hitet dhe shoun që dhuronte, duke arritur deri në Amerikën e largët. Kaq u desh dhe që nga ajo kohë, Miriamin e ka përndjekur fama… Një nga ëndrrat e saj ishte të kthehej në vendlindje dhe të bëhej e dashur dhe për bashkëatdhetarët e saj. Një prezantim në spektaklin “Miss Globe International” organizuar nga “Deliart Assocation” dhe Cani hyri e sigurtë në tregun muzikor shqiptar. (more…)
Publikuar me March 15, 2008 nga AlbanianSound

Për herë të parë çifti shfaqet në një ambient publik në Shqipëri.
Për herë të parë janë shfaqur së bashku në Tiranë duke iu mbyllur gojën një herë e përgjithmonë fjalëve, që thuhen për lidhjen mes tyre, apo edhe për lidhje të tjera jashtë kësaj marrëdhënieje. Shpat Kasapi dhe e dashura e tij, modelja Afërdita Dreshaj ishin mbrëmjen e së enjtes mes të ftuarve të Petri Bozos në 10-vjetorin e Miss Shqipërisë. Duke kujtuar faktin, që Afërdita ka qenë mes vajzave konkurrente të këtij konkursi bukurie, çifti nuk i kanë “jo” ftesës, që është bërë për të dy. Edhe pse kanë ardhur me vonesë Afërdita dhe Shpati kanë tërhequr jo pak vëmendjen e të pranishmëve.
Bukuroshja nga Mali i Zi, e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë mente, më nje grim të lehtë dhe luk të këndshëm i ka vënë ndoshta në siklet disa prej shoqeve të saj, jo vetëm se sa ka ditur të marrë mbi vete blicet e fotografëve dhe kamerave, por edhe shikimet e të pranishmëve të tjerë duke spikatur veçanërisht për trupin e saj të gjatë. (more…)
Publikuar me March 3, 2008 nga AlbanianSound

Këngëtarja nga Shkupi, Altuna Sejdiu, së fundi është duke zhvilluar përgatitjet e saj për pjesëmarrjen në festivalin e “Eurovizionit”, festival i cili mbahet në Serbi. Po ashtu, Tuna është në përmbyllje të studimeve në Selanik. Ndërkohë pranon se janari i këtij viti ka qenë pasiv sa i përket anës profesionale të saj, por ajo premton se këtë vit do ta përmbyllë më suksesshëm se kurrë më parë.
-Cilat janë të rejat e fundit nga Tuna?“Kohët të fundit i gjithë fokusi im është përqendruar në festivalin e “Eurovizionit” në Maqedoni. Po merrem me përgatitje rreth prezantimit tim skenik, interpretimit dhe detajeve tjera. Në plan privat, para disa ditësh mbarova edhe këtë semestër dhe u transferova në Selanik, ku do t’i ndjek studimet për vitin e fundit. Do të jem tri ditë në javë atje dhe ditët tjera në relacionin Shkup-Prishtinë”.
-Cilat janë ndryshimet e Tunës kohët e fundit si nga pamja, ashtu edhe nga karakteri?
“Nga pamja nuk kam bërë ndryshime drastike kohët e fundit dhe nuk planifikoj të bëj më. Ndërsa nga karakteri kam ndryshuar shumë, në aspektin pozitiv. Tani mendoj dhe veproj ndryshe nga para disa vitesh, sepse vetë “show biznesi” më bëri më të pjekur”. (more…)
Publikuar me February 13, 2008 nga AlbanianSound

Prej shumë kohësh ka gjetur lumturinë shpirtërore por prej një viti ajo ka zyrtarizuar lidhjen me njeriun e zemrës i cili e
bën të ndihet si ‘mbretëreshë’. Shumë e zënë kohët e fundit me angazhimet e profesionit të saj Vikena Kamenica gjen kohë për të gjithë, qoftë për të fejuarin Erik i cili I qëndron pranë në çdo moment kohe, ashtu edhe për familjen dhe rrethin e miqve më të ngushtë të saj. Ka një sërë projektesh dhe projektesh muzikore të cilat dëshiron t’i mbajë surprizë deri në momentin që do t’i prezantojë fort para publikut.
Cilat janë angazhimet e momentit të Vikenës. Cilat janë projektet aktuale?
Për momentin me shumë sinqeritet meqë edhe kjo është pjesa e jetës, po rekuperoj veten nga një grip shumë i fortë që zaptoi vendin tonë këtë dimër. Edhe unë, me gjithë regjimin e këngëtarit nuk munda t’i shpëtoj. Duhet patur parasysh se tek një këngëtar komplikacionet bëhen më të vështira. Gjithsesi puna është e vazhdueshme dhe përgatitjet për projektet e ardhëshme gjithashtu. Do doja shumë t’i zbuloja por për momentin i përkasin jetës individuale, krijimit të ‘figurave’ të plota artistike. Tek vetja kam kërkuar gjithmonë të renë dhe atë ç’ka është profesionale edhe këtë vit nuk do të mungojë. (more…)