
Ai i bën të gjitha, sepse tashmë njihet për eksperimentime të çuditshme në muzikë. Ndaj dhe shumë pak mund të jenë habitur kur e panë të dilte të enjten në skenën e “Top Fest 6” si klloun depresiv, i bojatisur me ngjyrat bardh e zi, si një vajtimtar që e trajton paranë si femër. Pas këngëve “Gjinkalla që dashurohet në vitin 2070” dhe “Silazhi”, Kastro kësaj here vjen si një klloun në vetvete i dëshpëruar.
“Vaji i Kllounit” një bashkëpunim me Gent Lakon. Pse u rikthyet tek ky kompozitor?
Jam rikthyer pas katër vjet autoproduksion të këngëve të mija. Doja të sillja një këngë me përmasa të tjera dhe mendova se kompozitori i duhur ishte Genti Lako, bashkë me të cilin do realizonim jo vetëm thjesht një melodi, por një këngë të konceptuar si ngjarje me përmasa të mëdha dhe besoj kemi arritur në një produksion “alla”-Genti and Kastro. Kujtoj po ashtu që Genti ka qenë kompozitori i këngëve të albumit të parë të grupit “Two farm”, kur unë isha pjesë e tij. Ishte ai që na lançoi. (more…)





