West Side Family dhe Edi Rama - Cohu (video, 2009)

West Side Family “Jehona” per Edi Ramen

west side family - edi rama

Në vitin 2003 kur Edi Rama kandidonte për herë të dytë për të marrë kreun e bashkisë së kryeqytetit ai solli një risi të vërtetë. Një këngë me grupin më të pëlqyer të të rinjve “West Side Family”, dhe pikërisht këngën “Tirona”. Ajo që nuk ishte parë kurrë më parë ndodhi. Edi Rama i këndonte qytetit të tij, me tre prej djemve më trend, Landi, Dr.Flori dhe Miri. Kënga pati një sukses të madh dhe qarkulloi jo vetëm në televizionet shqiptare, por ishte një nga këngët më të klikuara në internet apo edhe zile celulari për shumë të tjerë. E njëjta atmosferë kërkohet sërish.

Të njëjtën ofertë Edi Rama u ka bërë sërish djemve edhe këtë herë në këtë prag fushate. Por ndryshe nga e para tashmë ai e ka kërkuar këtë si kreu i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe kënga padyshim që duhet të jetë për gjithë Shqipërinë. Por ndërsa flitet lart e poshtë për një këngë të re, duket se ajo eshte realizuar tani dhe mbahet shume sekret. Arsyeja? (more…)

West Side Family kenge Edi Rames per fushaten e PS-se

West Side Family

I zgjodhi për fushatën për kryetar bashkie dhe fitoi. Mbase janë të mbarë tre djemtë e grupit “West Side Family”, për kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Tani që po afrohen zgjedhjet 2009 në qershor, kanë filluar përgatitjet për këngën e fushatës së PS-së. E ka shumë të ngjarë që të jetë një realizim që do të këndohet nga ky grup, dhe krijuar nga kompozitori Klodian Qafoku. Edhe pse këngëtarët kanë preferuar ta mbajnë të fshehtë, thuhet se do të jenë pikërisht Flori, Landi dhe Miri, ata që do të këndojnë “himnin” e fushatës zgjedhorë 2009 të Partisë Socialiste. (more…)