
Në vitin 2003 kur Edi Rama kandidonte për herë të dytë për të marrë kreun e bashkisë së kryeqytetit ai solli një risi të vërtetë. Një këngë me grupin më të pëlqyer të të rinjve “West Side Family”, dhe pikërisht këngën “Tirona”. Ajo që nuk ishte parë kurrë më parë ndodhi. Edi Rama i këndonte qytetit të tij, me tre prej djemve më trend, Landi, Dr.Flori dhe Miri. Kënga pati një sukses të madh dhe qarkulloi jo vetëm në televizionet shqiptare, por ishte një nga këngët më të klikuara në internet apo edhe zile celulari për shumë të tjerë. E njëjta atmosferë kërkohet sërish.
Të njëjtën ofertë Edi Rama u ka bërë sërish djemve edhe këtë herë në këtë prag fushate. Por ndryshe nga e para tashmë ai e ka kërkuar këtë si kreu i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe kënga padyshim që duhet të jetë për gjithë Shqipërinë. Por ndërsa flitet lart e poshtë për një këngë të re, duket se ajo eshte realizuar tani dhe mbahet shume sekret. Arsyeja? (more…)





