Moulin Rouge flet shqip

elsa lila

“Kurtizania” Elsa Lila dhe Erlind Zeraliu sjellin në Tiranë kabarenë e “Dritave të kuqe” të Parisit

Për herë të parë në historinë e skenës shqiptare ka ardhur mbrëmë një muzikal në gjuhën shqipe, “Mouline Rouge”. E nuk bëhet fjalë për një muzikal të thjeshtë. Tashmë kabareja gjendet në qendër të Tiranës, për disa orë me radhë, që do të shtohen gjatë një jave të plotë. Në dallim nga muzikalët e tjerë, gjatë tij janë interpretuar tre dimensione artistike: kënga, aktrimi dhe baleti. Dashuria dhe intriga kanë përshkruar të gjithë subjektin e njohur edhe nga filmi me të njëjtin titull, ku aktorët e skenës operistike dhe muzikës së lehtë shqiptare kanë interpretuar historinë e kabaresë së famshme në Paris. Satine, kurtizania e klasit të lartë, e cila është edhe personazhi kryesor tek “Moulin Rouge”, është interpretuar mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit nga këngëtarja Elsa Lila. (more…)



Flor Mumajesi perjashtohet nga Moulin Rouge, Elsa Lila pa partner

Flor Mumajesi perjashtohet nga Moulin Rouge, Elsa Lila pa partner

Ndërsa është duke u përgatitur trupa, që do të interpretojë në muzikalin “Moulin Roughe”, që pritet të shfaqet këtë fund prill në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit lajmi që po u servirim do t’ju çudisë jo pak. Pikërisht kantautori Florian Mumajesi, ishte përzgjedhur të shoqëronte Elsa Lilën në këtë shfaqje të madhe.

Pas testimit të tij dhe regjistrimit të disa këngëve të pjesës, producentët e kanë hequr Mumajesin pasi zëri i tij nuk i shkonte aspak kësaj vepre. E habitshme në fakt, por mëse e vërtetë. Ndërkohë stafi është ende në kërkim të një partneri për këngëtaren Lila, e cila në këtë muzikal përveç interpretimit të saj mori përsipër edhe përkthimin dhe përshtatjen e këngëve në shqip nga frëngjishtja.

Burimi: Revista Bluetooth



Misioni i ri i Elsa Liles

Elsa Lila

Pas shtegtimit të saj nga Italia në Paris, sërish këngëtarja Elsa Lila ka mbërritur në Tiranë për t’i dhënë jetë misionit të ri, që ka marrë përsipër. Premiera e muzikalit “Moulin Rouge” po afron, kështu që asaj i duhet të përgatitet seriozisht tashmë. Me eksperiencën e marrë në Paris, vendin nga e ka origjinën edhe vepra që ajo ka marrë përsipër t’a sjellë në shqip tashme ajo është gati për të goditur. (more…)



Elsa Lila kthehet ne Tirane per Moulin Rouge

Elsa Lila

Ka vetëm pak ditë, që është kthyer në Tiranë për të vënë në skenë “Moulin Rouge”. Një music hall, sensual i ëmbël dhe i luajtur me sukses në shumë skena të botës, do të vijë së shpejti në kryeqytet nën interpretimin dhe idenë e Elsa Lilës. Këngëtarja e cila e la Tiranën gati një muaj më parë është rikthyer për një qëndrim më të gjatë. Pas punës në Paris ajo ka nisur të punojë këtu duke menduar në gjithë detajet shfaqjen, që pritet të jetë në skenë në fund të muajit prill.

Së bashku me Elsën, e cila do të performojë jo vetëm si këngëtare, por edhe si aktore balerinë, do të jetë edhe një aktor i ri, student i Akademisë së Arteve. Mësojmë gjithashtu, se këngëtarja ka marrë përsipër të ideojë dhe të ndërtojë gjithë përmbajtjen e shfaqjes, duke na sjellë kështu një imazh të kompletuar të saj si artiste. Kështu, pas performancës si prezantuese në Festivalin e Këngës në “RTSH”, Elsa Lila pritet të dhurojë për publikun, një tjetër performancë interesante
në një zhanër muzikor sa të vështirë aq edhe kompleks. (more…)

Elsa Lila shperthen ne “Moulin Rouge”

Elsa Lila

Moulin Rouge është një celebrim i bukurisë, i lirisë por mbi të gjitha këto, i dashurisë. Një joshje e përjetshme për gjithë njerëzit. Emra këngëtarësh si La Goulue, Josephine Baker, Frank Sinatra, Yvette Guilbert, Jane Avril, Mistinguett, Le Pétomane e Edith Piaf, kanë korrur suksese të padiskutueshme me të. Tashmë e ka radhën Elsa ta bëjë këtë.

Elsa Lila, ylli i muzikës shqiptare nuk rresht së na befasuari. Pasi tregoi që ishte një showgirl e vërtetë në fundvitin që sapo lamë pas, si prezantuese e Festivalit në RTSH, komentet dhe komplimentet për të cilën do të ishin të pafundme, ka vendosur të godasë sërish. E këtë herë do ta bëjë me Moulin Rouge. Vepër të cilën, ajo do ta sjellë përmes një muzikali që ka menduar ta sjellë si premierë në Tiranë gjatë muajit prill. Është kjo surpriza e radhës prej saj. Një spektakël ku ajo ka nisur të mendojë mjaft seriozisht. Jeta e kabaresë me kërcime dhe spektakël e ka joshur këngëtaren e njohur shqiptare, për t’ia servirur atë publikut të saj. “Edhe pse një muzikal i tillë mund të jetë i vështirë, gjithçka do të vijë live”, - është shprehur ajo. Ndërkohë, Lila kërkon që çdo gjë të jetë e përsosur, që nga teknika, fonia, që ndoshta do t’i sjellë edhe nga jashtë Shqipërisë për t’ia arritur qëllimit të saj, të sjellë një spektakël që do të lërë gjurmë. E Elsa e bën shumë mirë këtë. Natyra e saj e vërtetoi më së miri gjatë festivalit, ku ajo në rolin e prezantueses këndoi, bëri humor dhe i dha një frymë krejt tjetër atij. (more…)

Pirro Cako dhe Elsa Lila - Per nje kafe ne Tirane