Publikuar me May 4, 2009 nga AlbanianSound

Për të gjashtin vit rradhazi, “Geraldina Sposa” e transformon momentin e prezantimit të koleksioneve të fustaneve të nuseve, në një festë të vërtetë. Tek “Sheraton” vajza tashmë të njohura të pasarelave si Irsa Demneri, Linda Poda, Matilda Mecini, por edhe këngëtarja Orinda Huta, prezantuan veshjet e mrekullueshme të nuseve, duke u dhënë plot ide dhe mundësi zgjedhjeje vajzave që kanë vendosur të martohen gjatë kësaj vere dhe më pas. Rreth 70 veshje u propozuan nga modelet ndër të cilat mund të përmendim koleksionin e P&D D‘Onofrio. (more…)
Publikuar me April 20, 2008 nga AlbanianSound

Përveç preformancës së mrekullueshme, që ka paraqitur vetë këngëtarja Eranda Libohova në klipin e saj të fundit të gjithëve u ka
rënë në sy djaloshi, të cilit ajo i kërkon ta harrojë. Në fakt ai nuk është as aktor, balerin apo model, siç ndodh zakonisht, por që gëzon atributet e një djali mjaft simpatik dhe tërheqës. E pasi gërmuam pak për të identifikuar personin, që ka ngjallur jo pak kuriozitet mësuam se ai është vëllai i këngëtares së njohur Rovena Dilo, Kliti. Eranda përveç miqësisë me kolegen e saj, ka njëkohësisht edhe me Klitin, me të cilin ajo njihet qysh kur ai ka qenë fëmijë. Kështu krahas kësaj marrëdhënie miqësore me Rovenën e Klitin, që shkon për bukuri, Eranda ka zgjedhur pikërisht Klitin për të bashkëpunuar në klipin e saj. Bashkëpunim, që absolutisht ka rezultuar i suksesshëm.
Burimi: Revista Bluetooth
Publikuar me February 26, 2008 nga AlbanianSound

Ka kohë që nuk janë parë të këndojnë bashkë, dhe publikun e gjithë fansat e tyre i kishte marrë malli t’i shihnin sërish. Dy motrat, Irma dhe Eranda Libohova janë gjendur në skenë, duke kthyer nostalgjinë tek shikuesit ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, datë në të cilën një koncert madhështor u organizua në qendër të Tiranës, në sheshin “Skënderbej”.
Kanë kënduar këngë të repertorit të tyre të përbashkët, ritme që sollën mjaft energji dhe publiku këndonte bashkë me to. Duke shprehur entuziazmin për shpalljen e Kosovës si shtet i pavarur, Irma dhe Eranda kishin pikturuar edhe faqet për t’iu përshtatur atmosferës së festës, bashkë me mijëra shqiptarë të tjerë.
Burimi: Revista Bluetooth