Publikuar me January 29, 2009 nga AlbanianSound

Kejsi Tola, këngëtarja që do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian këtë vit, ka mohuar zërat për një prezantim atje së bashku me këngëtaren kosovare Flaka Krelani, ashtu siç u përfol në disa media. “Jo, do të konkurroj e vetme dhe sapo kam përfunduar versionin anglisht të këngës”, ka pohuar këngëtarja për “Panorama Plus”.
Me këngën “Më merr në ëndërr” me muzikë dhe orkestracion të Edmond Zhulalit, tekst të Agim Doçit, Tola arriti të marrë vlerësimin e jurisë dhe publikut, duke marrë trofeun e festivalit, e duke prerë vizën për në Rusi, vendi ku organizohet këtë vit Festivali Europian. (more…)
1 Koment, Kategoria:
Eurovision 2009,
Thashetheme Tag:
2009,
Europa,
europe,
europian,
Eurovision,
Eurovizion,
evropian,
festival,
Flaka Krelani,
Kejsi Tola
Publikuar me February 12, 2008 nga AlbanianSound

Edhe pak ditë na ndajnë që të mësohet se kush nga këngëtarët Maqedonas do të përfaqësojë këtë vend në Eurovizion. Gara mbetet e fortë mes Tunës dhe Adrian Gaxhës të cilët po konkurojnë njëri-tjetrin se cili prej tyre do të arrijë të prekë skenën e madhe të Beogradit, vendi në të cilin këtë vit organizohet festivali i këngës Europiane.
Dy këngëtarët më favorit konkurojnë mes 15 sfidantëve të cilët marrin pjesë në këtë përzgjedhje. Pak kohë më parë e ftuar për të kënduar ishte edhe Big Mama në bashkëpunim me Bojan por pas disa ankesash organizatorët vendosën që sëbashku me 5 konkurues të tjerë, edhe Big Mama e Bojan të liheshin jashtë konkurimit. (more…)
1 Koment, Kategoria:
Thashetheme Tag:
Adrian Gaxha,
Altuna Sejdiu,
Beograd,
Big Mama,
Bojan,
Europa,
europiane,
Eurovizion,
Maja Vukicevic,
Maqedoni,
Tuna