Flor Mumajesi perjashtohet nga Moulin Rouge, Elsa Lila pa partner

Flor Mumajesi perjashtohet nga Moulin Rouge, Elsa Lila pa partner

Ndërsa është duke u përgatitur trupa, që do të interpretojë në muzikalin “Moulin Roughe”, që pritet të shfaqet këtë fund prill në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit lajmi që po u servirim do t’ju çudisë jo pak. Pikërisht kantautori Florian Mumajesi, ishte përzgjedhur të shoqëronte Elsa Lilën në këtë shfaqje të madhe.

Pas testimit të tij dhe regjistrimit të disa këngëve të pjesës, producentët e kanë hequr Mumajesin pasi zëri i tij nuk i shkonte aspak kësaj vepre. E habitshme në fakt, por mëse e vërtetë. Ndërkohë stafi është ende në kërkim të një partneri për këngëtaren Lila, e cila në këtë muzikal përveç interpretimit të saj mori përsipër edhe përkthimin dhe përshtatjen e këngëve në shqip nga frëngjishtja.

Burimi: Revista Bluetooth



Flori dhe Soni, gjithmone bashke

Flori dhe Soni

Kalojnë gati gjithë ditën bashkë duke qenë se edhe puna i lidh mjaft. Përveçse shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, ata janë
edhe pjesë të familjes së madhe Radio NRG, pas të cilës janë shumë të përkushtuar.

Edhe në këtë festë Soni dhe Flori kanë qenë sigurisht afër njëri-tjetrit, por ajo që të bën më shumë përshtypje teksa i sheh është fakti që nuk largohen për asnjë moment nga njëri-tjetri edhe në rastet që një gjë e tillë ndodh, shoqërohen me sy. Duhen aq shumë, sa në çdo moment e tregojnë afeksionin. Flori i hedh herë pas here dorën në qafë apo tek-tuk këmbejnë edhe ndonjë puthje apo ledhatim.

Burimi: Revista Bluetooth



Julka dhe “Gangsta”, që e bëri joshëse

Julka

Është koha kur klipe të reja vazhdojnë të shfaqen çdo ditë në ekranet shqiptare dhe këngëtarët tanë i shohim të eksperimentojnë e të provojnë në rryma të ndryshme.

Por sigurisht, në gjithë prurjet e mëdha muzikore vetëm tek disa prej tyre vlen të ndalesh.
Dhe në fakt, Julka nuk mund të kalonte pa u vënë re. Sepse nga vajza e dikurshme e “Amin”, tek kënga “Gangsta” ajo ka ndryshuar tërësisht. Zëri i ëmbël dhe vajza joshëse janë shndërruar në një femër protestuese, që këndon R&B dhe hip-hop. Sigurisht në këtë mes, përmes dëshirës së Julkës për t’u prezantuar ndryshe është edhe “dora” e Andit, që krijon muzikën. Nuk mungon as ndikimi i Florit, që vazhdon të shfaqet thuajse në të gjitha videoklipet e anëtarëve të grupit të “NRG”, ku duket se kohët e fundit është shtuar edhe Big Basta.

Ndonëse në luk nuk sjell shumë ndryshime të paktën, që nga hera e fundit, kur e kemi parë tek “Kënga magjike”, në mënyrën e të kënduarit Julka është një personazh tjetër. “Është një këngë ndryshe nga ato, ku më keni parë deri tani, megjithatë nuk e ndiej të huaj”, tregon ajo duke mos e mohuar mundësinë e një kënge tjetër në këtë rrymë. Sa për praninë e Florit, Sonit dhe Andit në këtë klip? Ata nuk janë thjesht figurantë, por tregues të marrëdhënieve të mira të grupit. Dhe pse jo, një mënyrë për të kërkuar më shumë sukses.

Burimi: Gazeta Panorama



Tekste: Flori dhe Soni Malaj - Fluturimi 3470

Flori dhe Soni Malaj - Fluturimi 3470

Flori dhe Soni Malaj - Fluturimi 3470

Ladies and gentlemens,
the flight number 3470 arriving from London has just landed in Tirana Airport.

Sa rradhe per mall,
tani flasim afer
ti s’me ke
si treshi me nenten
ne akrepat e ores ne.

Sa e merzitshme fundjava qe e lash,
sa e trishtuar
se ajo qe vjen pas,

3470 po vonon
dhe jeta ime
eshte ne avion.

Zemer ku je ti
me thuaj ku je tani,
vite te tera
ne shpirt pikove ti.

Zemer ku je ti
mbi asfalt shketetire,
as dashuria
s’te lidhi me zinxhire. (more…)

Flori dhe Soni Malaj - Fluturimi 3470