Këtë herë shfaqet shumë ndryshe. Një zonjushë rreth të 25-tave, me një veshje glamuroze të viteve ’70. Elvana Gjata ka lançuar në treg klipin e saj më të fundit, “Nuk janë më!”, një material muzikor që mban firmën e Florian Mumajesit dhe që ka korrur sukses që në ditët e para të shfaqjes. E duke mbetur tek Flori, për të parën herë, Elvana rrëfen të vërtetën e marrëdhënies së saj me Florin, kjo e fundit shumë e përfolur prej kohësh.
Sapo ke lançuar klipin tënd më të fundit. Një klip disi ndryshe nga të tjerët. Diçka më shumë rreth realizimit të këngës, klipit dhe cilët janë bashkëpunëtorët?
Më është dashur një kohë e mirë për t’u kthyer sërish me një punë të re. Është sërish një kompozim dhe orkestrim i Florit. Të dyve na ka tërhequr vëmendjen rikthimi i muzikës së viteve ‘80 në mbarë tregjet muzikore botërore, dhe na frymëzoi të krijonim këtë këngë. Gjithashtu, pamë që kjo gjë nuk ka hyrë ende mirë në Shqipëri, dhe pse jo të ishim nga të parët që e lëvrojmë këtë tendencë. Duke qenë se kemi qenë gjithmonë të kënaqur nga bashkëpunimet e Kosovës, kemi bashkëpunuar sërish me produksione kosovare, këtë herë me ‘Entermedia’. (more…)
Këngëtari Florian Mumajesi është sjellë keq gjatë xhirimeve të klipit të këngëtares Elvana Gjata, pasi nuk ka lejuar fotografin e “Express Online” të bëjë fotografi për faqen në internet për arsye se nuk është kontaktuar paraprakisht.” - kështu citohet në të përditshmen “Express Online”. (more…)
Ndërsa është duke u përgatitur trupa, që do të interpretojë në muzikalin “Moulin Roughe”, që pritet të shfaqet këtë fund prill në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit lajmi që po u servirim do t’ju çudisë jo pak. Pikërisht kantautori Florian Mumajesi, ishte përzgjedhur të shoqëronte Elsa Lilën në këtë shfaqje të madhe.
Pas testimit të tij dhe regjistrimit të disa këngëve të pjesës, producentët e kanë hequr Mumajesin pasi zëri i tij nuk i shkonte aspak kësaj vepre. E habitshme në fakt, por mëse e vërtetë. Ndërkohë stafi është ende në kërkim të një partneri për këngëtaren Lila, e cila në këtë muzikal përveç interpretimit të saj mori përsipër edhe përkthimin dhe përshtatjen e këngëve në shqip nga frëngjishtja.
Kalojnë gati gjithë ditën bashkë duke qenë se edhe puna i lidh mjaft. Përveçse shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, ata janë
edhe pjesë të familjes së madhe Radio NRG, pas të cilës janë shumë të përkushtuar.
Edhe në këtë festë Soni dhe Flori kanë qenë sigurisht afër njëri-tjetrit, por ajo që të bën më shumë përshtypje teksa i sheh është fakti që nuk largohen për asnjë moment nga njëri-tjetri edhe në rastet që një gjë e tillë ndodh, shoqërohen me sy. Duhen aq shumë, sa në çdo moment e tregojnë afeksionin. Flori i hedh herë pas here dorën në qafë apo tek-tuk këmbejnë edhe ndonjë puthje apo ledhatim.