Publikuar me May 13, 2009 nga AlbanianSound

Per foto te Dafines vizitoni foto galerine duke klikuar KETU!
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka sqaruar thashethemet pse mungoi në video-klipin e remiksit të këngës “La Vida Loca”. Ajo ka sqaruar se remiksi ka qenë për repera dhe mosmarrëveshja me Bleron nuk ka qenë shkaku i nënës së saj, por mes dy këngëtarëve.
Dafina tha se nuk ka marrë pjesë në klip pasi remiksi ka qenë për repera, ndërsa sa i përket një mosmarrëveshje të saj me këngëtarin Blero, për shkak se nëna e Dafinës, sipas disa thashethemeve, ishte ankuar te këngëtari me shqetësimin se ishin ekspozuar pjesë nga ekstremitetet e këngëtares, ajo sqaroi të vërtetën. (more…)
Publikuar me March 25, 2009 nga AlbanianSound

Është një foto seksi, me rroba banjo dhe që është publikuar këto ditë në faqet e internetit në facebook. Nuk bëhet fjalë thjesht për dy vajza të bukura, por edhe shumë të njohura, Orinda Hutën dhe Rezarta Shkurtën. Dy vajzat janë në rroba banjo, një foto që në fakt nuk i përshtatet stinës, pasi jemi në të dalë të dimrit, por gjithsesi jashtëzakonisht shumë e pëlqyer sidomos për fansat e tyre meshkuj. Duket qartë se aty Rezi dhe Orinda kanë preferuar që të fotografohen teksa looku i tyre është shumë i ngjashëm me njëra-tjetrën. (more…)
Publikuar me March 15, 2009 nga AlbanianSound

Është një periudhë e vështirë kjo për Miriam Canin. Fatkeqësisht këngëtarja e mirënjohur ka humbur të ëmën tre ditë më parë e cila ka ndërruar jetë në Mynih të Gjermanisë. Miriam Cani është një nga këngëtaret që i ka buzëqeshur fati jo pak në profesion, duke u shndërruar në një nga artistet më të kërkuara në Europë. Në këto momente të vështira të gjithë miqtë e saj dhe të afërmit po i rrijnë pranë për ta përballuar një situatë të tillë, ndërsa ne të AlbanianSound i shprehim Miriamit ngushëllimet tona duke i dhënë kurajo për më tej.
Per foto te Miriam Canit vizitoni galerine duke klikuar KETU.
Bluetooth
Publikuar me February 24, 2009 nga AlbanianSound

U bë disa kohë që këngëtarja Elvana Gjata i ka humbur skenës ndërsa në televizionet muzikore shfaqet vetëm kënga e saj më e fundit “Vetes” të realizuar verën e kaluar. Por ja ku vjen lajmi që Elvana po përgatit një videoklip të ri muzikor. Javën e kaluar ajo ka qenë në Kosovë për të realizuar xhirimet e klipit si edhe një set të ri fotografish.
Veç videos së re këngëtarja do jetë më pranë fansave edhe me prezantimin e saj në web, pasi shumë shpejt do të lançojë dhe faqen zyrtare online me informacione rreth aktivitetit muzikor. Faqja po punohet me mjaft kujdes ku Elvana dëshiron që të ketë diçka ndryshe nga ato që kemi parë deri tani, ku vend kryesor do t’i kushtohet galerisë fotografike si dhe axhendës së koncerteve.
Per foto te Elvana Gjates vizitoni galerine duke klikuar KETU!
Bluetooth
Publikuar me February 21, 2009 nga AlbanianSound

Per foto te Aferdites vizitoni foto galerine duke klikuar KETU!
Dhjetë ditë më parë, Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj ndodhesin në Tiranë, qyteti ku kanë vendosur të punojnë me orë të tëra për një klip të veçantë, por jo të Shpatit. Faqja www.albania.com dha lajmin që Afërdita i ka hyrë këngës seriozisht, me një klip shumë interesant. Kush do ta kishte menduar se pas suksesit si miss dhe modele, Afërdita do t’i hynte edhe rrugës së këngës?! Po kjo faqe ka publikuar foto nga momentet e xhirimeve, që janë realizuar në mjediset pranë kinema Millenium 2”, dhe në ambientet e lokalit të ri “Foglie”, pasi iu është dukur i përshtatshëm për arkitekturën, ndërtuar me tre kate, dhe qendrën e lokalit me shumë lartësi.
Por pse ky pasion për këngën i Afërditës?
E pse jo, ka pohuar Afërdita. Në fund të fundit është e dashura e një prej këngëtarëve të njohur në tregun muzikor, dhe do të shfaqë interes dalja e saj e parë si këngëtare. Afërdita pretendon se si për herë të parë ka qëlluar në shenjë pasi ashtu si kënga edhe videoja janë të bukura, dhe për më tepër shumë shpejt do fillojnë të transmetohen në kanalet muzikore shqiptare. (more…)
4 Komente, Kategoria:
Thashetheme Tag:
2009,
Aferdita Dreshaj,
foto,
kengetare,
klip,
miss,
modele,
music,
nese je burre,
Shpat Kasapi,
singer,
Video
Publikuar me February 16, 2009 nga AlbanianSound

Per foto te Aferdita Dreshaj klikoni KETU!
Modelja Afërdita Dreshaj është më e fundit e kësaj fushe që joshet nga muzika. Afërdita njëkohësisht edhe e dashura e këngëtarit Shpat Kasapi ka vendosur ta shijojë edhe luksin e këngëtares. Ajo tashmë ka realizuar një këngë, të cilës i ka xhiruar edhe videoklipin, disa prej fotove të të cilit ne i kemi shkëputur ekskluzivisht për “Bluetooth”. (more…)