Puthja me Arjonin e Big Brother Albania 2, Elvanen e le i dashuri!

elvana gjata - arjon muca - big brother albania 2

Këngëtarja Elvana Gjata është ndarë nga Gerti, i dashuri i saj legjendar për shkak të një puthjeje spontane me një model. Sipas thashethemeve, thuhet se gjithçka ka nisur nga një deklaratë e Arjonit, modelit dhe stilistit për puthjen me këngëtaren… ndërsa i dashuri i saj nuk e ka pasur të vështirë të bënte lidhjen. Elvana Gjata preferon si stiliste të saj Jona Muçen, të ëmën e Arjonit.

Përgjatë verës së shkuar, për shkak të miqësisë ata kanë dalë bashkë, ku duket se kanë shkëmbyer edhe ndonjë puthje spontane. Me sa duket, i dashuri i saj ka pasur dyshim për marrëdhënien e Elvanës dhe Arjonit, por çdo gjë i është veshur fantazisë së tij. Pas deklaratës së Arjonit për një frenchkiss me këngëtaren e suksesshme, skema është zbuluar. Thuhet që ky është motivi që Elvana rrezikon të humbë përfundimisht të dashurin e saj prej 5 vjetësh. Në fakt thashethemet për lidhjen në krizë të Elvanës kanë nisur të qarkullojnë këto ditë në shumë ambiente këngëtarësh por edhe fansash të saj, ku flitet se Elvana me Gertin janë ndarë. Për Gertin, edhe pse me të cilin ka pasur një lidhje të gjatë dhe të konsoliduar, Elvana nuk ka dashur kurrë të flasë, duke lënë gjithmonë pyetjen që i është bërë, pa përgjigje. Madje shpeshherë ajo e ka mohuar duke thënë se është vetëm dhe pa të dashur. Elvana dhe Gerti janë njohur 5 vjet më parë, ndërsa një pjesë të mirë të shoqërisë e kanë të përbashkët. (more…)