
Këngëtari i njohur Alban Skenderaj duket se e ka bërë zgjedhjen e tij për në 28 qershor: Do të votojë për G99, pasi siç është shprehur dhe vetë ka më shumë besim tek të rinjtë se te të vjetrit e politikës. Skënderaj ka qenë përgjatë dhjetë ditëve të fundit pjesë e një turi të G99 me Erion Veliajn, të titulluar “Rock dhe Politikë”. Një ndër arsyet pse Albani ka zgjedhur të bëhet pjesë e këtij turi ka qenë edhe motivimi që i ka dhënë kënga e tij “Do të jemi ne”, një këngë që G99 e ka kërkuar të jetë kënga e fushatës së saj për zgjedhjet e 28 qershorit. (more…)





