Kategorite
- Blue Jeans (8)
- Ethet 4 (10)
- Eurovision 2009 (4)
- Festivali i 46 ne Rtsh (5)
- Kenga Magjike 2007 (4)
- Lajme (7)
- Tekste (lyrics) (13)
- Thashetheme (150)
- Top Fest 5 (25)
- Top Fest 6 (7)
- Video (101)

Rozana Radi duket se tashmë e tutje ka vendosur të hedhë fort themlet në teatër e të largohet disi nga kënga, tek e cila siç e ka pohuar edhe vetë ajo “gjendej rastësisht”. Por përveç interpretimit në skenë ajo di të luaj mjaft mirë edhe para aparatit fotografik. Ndërsa shkon në Qendrën Tregtare në Durrës “Blue Star”, në hyrje të një prej dyqaneve të saj të kap syri një foto të madhe të artistes, ku ajo pozon me veshjet e këtij dyqani, imazh i së cilës është.
Madje siç mësuam edhe nga pronarja e butikut, Rozi është edhe një kliente e këtij dyqani. Ndërkohë le të vazhdojmë të mbetemi në qytetin e Durrësit. Sot në Festën e Nënave Rozana do të interpetojë një monolog në këtë qytet. Monolog që i kushtohet femrave. “Të gjitha historitë njësoj” është shfaqja që do të na rrëfejë etapat e jetës së një femre dhe që do të vijë e gjitha vetëm nga Rozana.
Burimi: Gazeta Shqiptare





