Publikuar me April 23, 2009 nga AlbanianSound

Jehona Sopi dhe Eliza Hoxha janë këngëtaret kosovare të cilat janë nominuar në më shumë kategori në edicionin e sivjetshëm të “Top Fest”, por duke mos lënë këtu pa përmendur edhe disa këngëtarë të tjerë të cilët po ashtu kanë siguruar nominimet për natën finale. Për kategorinë “Best Female”, nga këngëtaret kosovare janë të nominuara: Jehona Sopi, Eliza Hoxha, Nora Istrefi dhe Dafina Zeqiri. Për çmimin “Best Video” konkurrojnë: Jehona Sopi, Eliza Hoxha, grupi “Troja” dhe Shpat Deda. Në kategorinë “Best Song” është e nominuar kënga pretendente për ta fituar festivalin, “Kur u ndamë”, në interpretim të Gilit dhe Enis Potokut, Andos dhe Xuxi me këngën “Free Spirit”, si edhe kënga e Jehona Sopit, “A do të plakemi bashkë”. (more…)
Publikuar me February 21, 2009 nga AlbanianSound

Per foto te Aferdites vizitoni foto galerine duke klikuar KETU!
Dhjetë ditë më parë, Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj ndodhesin në Tiranë, qyteti ku kanë vendosur të punojnë me orë të tëra për një klip të veçantë, por jo të Shpatit. Faqja www.albania.com dha lajmin që Afërdita i ka hyrë këngës seriozisht, me një klip shumë interesant. Kush do ta kishte menduar se pas suksesit si miss dhe modele, Afërdita do t’i hynte edhe rrugës së këngës?! Po kjo faqe ka publikuar foto nga momentet e xhirimeve, që janë realizuar në mjediset pranë kinema Millenium 2”, dhe në ambientet e lokalit të ri “Foglie”, pasi iu është dukur i përshtatshëm për arkitekturën, ndërtuar me tre kate, dhe qendrën e lokalit me shumë lartësi.
Por pse ky pasion për këngën i Afërditës?
E pse jo, ka pohuar Afërdita. Në fund të fundit është e dashura e një prej këngëtarëve të njohur në tregun muzikor, dhe do të shfaqë interes dalja e saj e parë si këngëtare. Afërdita pretendon se si për herë të parë ka qëlluar në shenjë pasi ashtu si kënga edhe videoja janë të bukura, dhe për më tepër shumë shpejt do fillojnë të transmetohen në kanalet muzikore shqiptare. (more…)
4 Komente, Kategoria:
Thashetheme Tag:
2009,
Aferdita Dreshaj,
foto,
kengetare,
klip,
miss,
modele,
music,
nese je burre,
Shpat Kasapi,
singer,
Video
Publikuar me February 10, 2009 nga AlbanianSound

Adelina Ismajli, now a swiss singer
The kosovan singer Adelina Ismajli from now may be called a swiss singer. She was “recruited” from a swiss company to represent Switzerland. In the contract are scheduled some concerts in Switzerland, France and Italy.
Tani e tutje ajo quhet një këngëtare zvicerane. Adelina Ismajli, këngëtarja kosovare e pëlqyer jo vetëm në trevat shqiptare por edhe në ato zvicerane është “rekrutuar” nga një kompani për të përfaqësuar Zvicrën. Kontrata e majme që është nënshkruar këtë fillim viti parashikon koncerte në Zvicër, Francë dhe Itali. (more…)
Publikuar me January 27, 2009 nga AlbanianSound

Duke ndjekur hapat e të dashurit, modelja e njohur shqiptare nga Mali i Zi, Afërdita Dreshaj, ka vendosur të hyjë në botën e muzikës. Duket se Afërdita nuk po kënaqet me karrierën si modele dhe nuk i pëlqen më të qëndrojë me orë të tëra para aparateve fotografike por kërkon më shumë nga vetja. (more…)
Publikuar me March 11, 2008 nga AlbanianSound

Nje anketim ne internet e nxjerr kengetaren e re shume me lart se emra te tjere pretendente.
Sipas një anketimi që ka bërë një sit tepër i klikuar në internet, rezulton që këngëtarja Elvana Gjata të ketë numrin më të madh të votave për femrën më seksi në muzikën shqiptare. Ajo ka lënë pas emra të tjerë të njohur, si Genta Ismaili, Adelina, Zanfina e shumë të tjera. Përpos këtij vlerësimi pozitiv, duket se vetë Elvana në muzikën e saj nuk i mëshon shumë aspektit të pamjes fizike, sepse ajo tashmë është një këngëtare e afirmuar që realizon hite të jashtëzakonshme, që kanë qëlluar në shijet e publikut të kudondodhur. Ndonëse ajo nuk bën pjesë në kategorinë e atyre vajzave që, për hir të komercialitetit, nxjerrin sa më shumë në pah format fizike, sërish Elvana ia ka dalë mbanë që të jetë më e klikuara në anketimin e realizuar, duke u shpallur kësisoj këngëtarja më seksi. Në anketimet e mëparshme janë pozicionuar për dy vjet me radhë Adelina Ismaili ndërsa vitin e tretë e motra e saj, Zanfina.
Burimi: Gazeta Korrieri
Publikuar me March 9, 2008 nga AlbanianSound

Është folur shumë, por asnjëherë ata nuk e kanë pohuar. Një lidhje e fshehtë mes dy këngëtarësh. Pranimi do të bënte vërtet bujë. Por ata vazhdojnë të heshtin. Mirjam Cani këngëtarja nga Elbasani, që jeton në Gjermani dhe djaloshi nga Vlora këngëtari Alban Skënderja janë çifi më i ri i përfolur në botën e muzikës shqiptare. Fjalët kanë kohë që qarkullojnë në ambientet e kryeqyteti, qysh në atë kohë kur Miriami mbërriti në Shqipëri për të interpretuar në një mjuzikëll. Dhe kanë marrë sërish hov falë zhvillimeve të reja që kanë ndodhur mes tyre…
Sinjalet
Sipas “spiunëve”, në verë Miriami erdhi në Shqipëri, duke qëndruar larg vëmendjes së mediave. Me një kapele në kokë, ajo është pritur nga albani në Rinas dhe të dy janë nisur drejt bregdetit të jugut, në zonën e Dhërmiut dhe fshatrave turistikë përreth. Ka qëndruar vetëm pak ditë e po ashtu në konspiracion është rikthyer në Gjermani. Kemi tentuar të pyesim të dy këngëtarët për lidhjen mes tyre. Sipas Albanit ajo është një mike e mirë dhe kolege e pak a shumë e njëjtë ka qenë edhe përgjigjja e Miriamit, e cila në një moment e kanë “tradhtuar” fjalët. Para një viti Miriami ka pohuar se ka pasur lidhje me një muzikant nga Zvicra. Por në një intervistë dhënë për ne, ajo u shpreh se ishte ndarë. (more…)
Publikuar me February 28, 2008 nga AlbanianSound

Kush janë këngëtaret nën moshën 18 vjeçare që kanë pushtuar ekranet e Shqipërisë.
Nuk i kanë mbushur ende të 18-at për t’u quajtur vajza mazhorene dhe sërish kanë guxuar të marrin pjesë nëpër festivale të rëndësishme, që edhe një këngëtar i rritur do të mendohej gjatë përpara se të vinte këmbët në skenë. Kjo ndodhi edhe me Olta Bokën, vajzën që sapo ka mbushur 16 vjeçe e që në festivalin e fundvitit në RTSH la pas edhe profesionistët e muzikës. Hera e parë rezultoi edhe si një ogur i mirë për vajzën e vogël që kishte provuar të këndonte vetëm në festivale për fëmijë. “Kam marrë pjesë shpesh nëpër aktivitete fëmijërore dhe dalja në këtë festival mund të them se ishte një rastësi. Nuk e prisja çmimin e parë, duke e ditur që atje konkurronin edhe emra të tjerë të mëdhenj, ndaj dhe frika që kisha atë natë ishte e justifikueshme. Mendoj se nuk ishte vetëm talent, por edhe fat”, thotë Olta. Një vajzë ende e parritur si ajo ka gjithnjë nevojë për kujdesin prindëror. (more…)
Publikuar me February 11, 2008 nga AlbanianSound

Nuk e kishim dëgjuar zërin e këngëtares Orinda Huta që prej disa kohësh, pasi mediat përfolën nënshtësinë irlandeze të saj.
Duket se kjo ishte një arsye për t’ju shmangur daljeve të tjera nëpër gazeta e televizione, pa harruar edhe faktin që ajo nuk kishte ndonjë projekt në dorë si këngë apo album të ri. Por, pas gjithë këtyre muajve heshtje, Orinda ka vendosur që të bëhet e gjallë. Një këngë e një videoklip i ri që janë realizuar këtu në Shqipëri, do e rikthejnë edhe njëherë lolitën bukuroshe në stacionet muzikore. (more…)