Është njohur ngahera nga të gjithë si një femër mjaft energjike ku në çdo vend që shkon, dhe në çdo skenë që prek, e përvetëson duke përçuar në këtë mënyrë ritmin dhe entuziazmin. Duke rrespektuar gjithmonë limitet e saj si këngëtare e për më tepër me një imazh shumë të rregullt skenik këngëtarja Kosovare Genta Ismajli ka krijuar stilin e saj të veshjes dhe paraqitjes që të gjithë e admirojnë.
Nuk ka preferuar ta teprojë asnjëherë me ‘zhveshjen’ apo rrobat tejet seksi, por vetë imazhi i saj ka bërë që të kalojë çdo limit klasifikimi dhe të shndërrohet në këngëtaren më seksi të momentit. Prej kohësh siti në internet www.albaniac.com organizon sondazhin në bazë të klikimeve dhe rezultati është absolut, Genta triumfon duke u klasifikuar në vendin e parë me 32.3% të votimeve duke marrë për vete me qindra e qindra klikime. (more…)

