Publikuar me August 6, 2008 nga AlbanianSound

Janë mike të mira, dhe që të dyja bashkë kanë arritur të kapin tregun e koncerteve të verës. Janë Orinda Huta dhe Rezarta Shkurta, që mesa duket janë në momentin e tyre më të mirë, pasi këtë verë kanë pasur oferta të shpeshta, për koncerte në gjithë bregdetin e jugut, Kosovë dhe qytete të tjera jashtë vendit.
Thuhet se dy vajzat arrijnë të marrin për një koncert 1000-1500 euro, ndërsa limiti që mund t’i vendosin një menaxheri koncertesh për të pranuar ftesën, nuk zbret poshtë 800 euro. (more…)
Publikuar me April 3, 2008 nga AlbanianSound

Dyndje njerëzish për të ndjekur koncertin live. Kengetarja fal 5 milione leke ne ndihme te familjeve te prekura nga tragjedia e Gerdecit.
Prej disa javësh është e angazhuar me turneun e saj në mbarë Shqipërinë dhe koncertet, për hir të së vërtetës kanë një sukses të jashtëzakonshëm. Në të gjitha vendet ku ka shkelur dhe përmendim këtu: Laçin, Rrëshenin, Burrelin, Shijakun, Kavajën, Patosin, Librazhdin e së fundmi Peqinin, publiku ka qenë ‘i etur’ për ta ndjekur, këtë e ka treguar edhe fakti që shumë persona kanë mbetur jashtë ambienteve ku zhvillohej spektakli, pasi nuk u pajisën dot me biletë. Greta ndihet mirë, është në lulëzimin e suksesit të saj dhe ajo çka dëshiron më shumë, është që të kënaqë fansat e saj. E prekur nga tragjedia e rëndë që ndodhi në Gërdec, Greta është ndër të paktat këngëtare që dhuron një shumë të konsiderueshme parash në ndihmë të familjeve në nevojë, të prekur nga tragjedia. Dhe nuk janë pak, por plot 5 milionë lekë. (more…)
Publikuar me March 23, 2008 nga AlbanianSound

Pas rikthimit në Shqipëri, Anjeza Shahini duket se i ka marrë gjërat hap pas hapi dhe seriozisht. Nuk i kanë munguar mundësitë e përfshirjes së aktiviteteve muzikore dhe as ajo nuk e ka humbur këtë rast. Tashmë ka përfunduar shkollën 2-vjeçare të muzikës në Austri dhe duket se këtë vit, vëmendja e saj do të jetë tërësisht e përqendruar tek skena dhe muzika, duke synuar të ketë rekuperuar sadopak mungesën realtivisht të gjatë tek publiku.
Pas pjesëmarrjes në festivalin “Kënga magjike” dhe performancave live në “Këngët e shekullit”, këngëtarja është duke punuar për albumin e saj. Sigurisht bashkëpunëtorët do të jenë emra të njohur, ku spikat kompozitori Adi Hila, që me sa duket ka punuar pjesën më të madhe të këngëve të albumit, por edhe autorë të tjerë. Duke qenë e kujdesshme për cilësinë e këngëve, këngëtarja nuk jep afate kohore, megjithatë pritet të jetë në treg me një album profesionistësh. Ndoshta puna dhe impenjimet me albumin e kanë mbajtur disi larg edhe nga koncertet si brenda edhe jashtë Shqipërisë.
Burimi: Gazeta Panorama Plus