
Pas rikthimit në Shqipëri, Anjeza Shahini duket se i ka marrë gjërat hap pas hapi dhe seriozisht. Nuk i kanë munguar mundësitë e përfshirjes së aktiviteteve muzikore dhe as ajo nuk e ka humbur këtë rast. Tashmë ka përfunduar shkollën 2-vjeçare të muzikës në Austri dhe duket se këtë vit, vëmendja e saj do të jetë tërësisht e përqendruar tek skena dhe muzika, duke synuar të ketë rekuperuar sadopak mungesën realtivisht të gjatë tek publiku.
Pas pjesëmarrjes në festivalin “Kënga magjike” dhe performancave live në “Këngët e shekullit”, këngëtarja është duke punuar për albumin e saj. Sigurisht bashkëpunëtorët do të jenë emra të njohur, ku spikat kompozitori Adi Hila, që me sa duket ka punuar pjesën më të madhe të këngëve të albumit, por edhe autorë të tjerë. Duke qenë e kujdesshme për cilësinë e këngëve, këngëtarja nuk jep afate kohore, megjithatë pritet të jetë në treg me një album profesionistësh. Ndoshta puna dhe impenjimet me albumin e kanë mbajtur disi larg edhe nga koncertet si brenda edhe jashtë Shqipërisë.
Burimi: Gazeta Panorama Plus
