Publikuar me August 22, 2008 nga AlbanianSound

Ka qenë e ftuar nderi e një prej lokaleve të njohur në Golem , këngëtarja e njohur kosovare, Genta Ismajli. Bukuroshja ka dhënë një spektakël të vërtetë të premten në darkë, në një nga baret që ndodhen në zonën ku pushuesit janë kryesisht kosovarë.
Fillimisht ajo ka hyrë e shoqëruar nga një prej badigardëve trupmëdhenj, që siç shihet dhe në foto, janë kujdesur që të mos i ndodhë asgjë këngëtares. Më pas ajo ka filluar të këndojë këngë të njohura nga repertori i saj, por edhe nga albumi i fundit, “Zero Zero”. (more…)
Publikuar me February 25, 2008 nga AlbanianSound

Per te shkarkuar kengen klikoni ketu!
Per te pare videon klikoni ketu!
Teksti i kenges:
Vagabondi dhe Hysni Zela - Kosova e Pavarur
Moj Kosove moj, nena ime
ndonese jam une, i merguar
dashnine tande zemra, kur s’ka me e harrue.
Sa e kem prit ket dit moj nane,
sa e kem prit, sa e kem prit.
Ben Kosoven Republike,
Republike, Republike.
Sot po hedh valle shqiptari,
sa e kem prit, sa e kem prit.
Krah per krah me Ahtisaari-n,
sa e kem prit, erdh kjo dite, erdh kjo dite. (more…)
Publikuar me February 24, 2008 nga AlbanianSound

Tre etheistet rrëfejnë emocionet para natës finale.
Janë të treja shumë të reja, por të sigurta drejt mbrëmjes finale. Dorina Xërxa, Kejsi Tola dhe Dorina Garuci janë tashmë vajzat finaliste të spektaklit “Ethet”. Ndërsa i gjejmë duke punuar në studiot e Top -Albania Radios,duke lënë mënjanë modestinë ato nuk e mohojnë dëshirën dhe synimin, për të triumfuar mbrëmjen e së dielës në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Gjatë gjithë këtyre javëve në skenë janë përpjekur të japin më të mirën dhe njëkohësisht të ndërtojnë personalitetin e tyre artistik, për të fituar më shumë se zemrën e jurisë, votat e tyre, të cilat vendosin për më të preferuarën.Por cila prej tyre është më pranë fitores?
Nëse do t’iu referohemi fjalëve të vajzave, duhet të themi që secila ka shanse të barabarta. Nëse do t’i referohemi punës dhe talentit të tyre, duhet të themi të njëjtën gjë. Janë duke punuar shumë dhe dukë kërkuar strategjitë me të cilat mund të shpallen fituese. Është një garë në të cilën duhet të pranojmë se ka edhe shumë egoizëm.Pavarësisht se marrëdhëniet mes tre finalisteve janë shumë të mira dhe ato shprehen, që janë mikesha mes tyre, por kur vjen çështja tek nata finale, përgjigja është e njëjtë nga të treja: “Do doja të isha unë fituesja”. Sepse të gjitha kanë shkuar aty për të fituar. Prejardhjet e tyre janë të ndryshme.Dorina nga Kosova, Kejsi nga Tirana dhe Dorina tjetër nga Shkodra. (more…)
Publikuar me February 20, 2008 nga AlbanianSound

Flet etheistja që u largua nga gara: Rrëfej çastet kur thashë “lamtumirë”.
Marjeta Billon, ndoshta tani e tutje do ta shohim më tepër në skenë. Nga “Ethet” ajo jo vetëm u bë e njohur për publikun, por pothuajse ka hequr njëherë e mirë dyshimet mbi veten duke arritur të ketë një shkallë sigurie, aq sa për t‘u quajtur e denjë për çdo skenë kënge. U mbajt me shumë dinjitet në momentet, kur nga Krasta iu bë e ditur se ishte ajo që duhej të largohej (sipas votave të publikut); buzëqeshi dhe falënderoi me mimikën e saj dashamirëse. Por nuk e mohon se është ndier e trishtuar. Në intervistën e mëposhtme tregon të vërtetën e atyre çasteve dhe ca të tjera…
Fillimisht, një përshkrim tuajin për veten, moshën, lidhjet me këngën, muzikën dhe shkollimin…
Atëherë, jam në moshën 19-vjeçare dhe studioj në Akademinë e Arteve, dega Kanto. Aktualisht, jam në vitin e dytë të kësaj dege në klasën e pedagogut Kastriot Tusha. Natyrshëm që lidhjet me këngën i kam pasur që e vogël. Gjithnjë kam dashur të këndoj dhe pasionin tim e realizova duke bërë një shkollë të tillë që nga liceu e deri më tani në Akademi. (more…)
Publikuar me February 12, 2008 nga AlbanianSound