
Flet etheistja që u largua nga gara: Rrëfej çastet kur thashë “lamtumirë”.
Marjeta Billon, ndoshta tani e tutje do ta shohim më tepër në skenë. Nga “Ethet” ajo jo vetëm u bë e njohur për publikun, por pothuajse ka hequr njëherë e mirë dyshimet mbi veten duke arritur të ketë një shkallë sigurie, aq sa për t‘u quajtur e denjë për çdo skenë kënge. U mbajt me shumë dinjitet në momentet, kur nga Krasta iu bë e ditur se ishte ajo që duhej të largohej (sipas votave të publikut); buzëqeshi dhe falënderoi me mimikën e saj dashamirëse. Por nuk e mohon se është ndier e trishtuar. Në intervistën e mëposhtme tregon të vërtetën e atyre çasteve dhe ca të tjera…
Fillimisht, një përshkrim tuajin për veten, moshën, lidhjet me këngën, muzikën dhe shkollimin…
Atëherë, jam në moshën 19-vjeçare dhe studioj në Akademinë e Arteve, dega Kanto. Aktualisht, jam në vitin e dytë të kësaj dege në klasën e pedagogut Kastriot Tusha. Natyrshëm që lidhjet me këngën i kam pasur që e vogël. Gjithnjë kam dashur të këndoj dhe pasionin tim e realizova duke bërë një shkollë të tillë që nga liceu e deri më tani në Akademi. (more…)
