Publikuar me August 6, 2008 nga AlbanianSound

Është e bukur, e talentuar dhe e famshme. Ëndrra e saj mori jetë kur pesë vjetë fitoi vendin e parë në një talent shou në televizionin gjerman, i ngjashëm me “Star Akademy”-në në Tv Klan. Vajza shqiptare fitoi vendin e parë në këtë garë të ashpër talentesh, duke spikatur si në muzikë ashtu dhe në disiplinën e baletit, duke treguar një aftësi të rrallë prej “femre spektaklesh” (shou girl).
Së bashku me pesë finalistet, vajza nga Elbasani do të ndërtonte grupin “Preluders”, i cili për kohën mahniti gjithë Europën me hitet dhe shoun që dhuronte, duke arritur deri në Amerikën e largët. Kaq u desh dhe që nga ajo kohë, Miriamin e ka përndjekur fama… Një nga ëndrrat e saj ishte të kthehej në vendlindje dhe të bëhej e dashur dhe për bashkëatdhetarët e saj. Një prezantim në spektaklin “Miss Globe International” organizuar nga “Deliart Assocation” dhe Cani hyri e sigurtë në tregun muzikor shqiptar. (more…)
Publikuar me March 15, 2008 nga AlbanianSound

Për herë të parë çifti shfaqet në një ambient publik në Shqipëri.
Për herë të parë janë shfaqur së bashku në Tiranë duke iu mbyllur gojën një herë e përgjithmonë fjalëve, që thuhen për lidhjen mes tyre, apo edhe për lidhje të tjera jashtë kësaj marrëdhënieje. Shpat Kasapi dhe e dashura e tij, modelja Afërdita Dreshaj ishin mbrëmjen e së enjtes mes të ftuarve të Petri Bozos në 10-vjetorin e Miss Shqipërisë. Duke kujtuar faktin, që Afërdita ka qenë mes vajzave konkurrente të këtij konkursi bukurie, çifti nuk i kanë “jo” ftesës, që është bërë për të dy. Edhe pse kanë ardhur me vonesë Afërdita dhe Shpati kanë tërhequr jo pak vëmendjen e të pranishmëve.
Bukuroshja nga Mali i Zi, e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë mente, më nje grim të lehtë dhe luk të këndshëm i ka vënë ndoshta në siklet disa prej shoqeve të saj, jo vetëm se sa ka ditur të marrë mbi vete blicet e fotografëve dhe kamerave, por edhe shikimet e të pranishmëve të tjerë duke spikatur veçanërisht për trupin e saj të gjatë. (more…)
Publikuar me March 9, 2008 nga AlbanianSound

Është folur shumë, por asnjëherë ata nuk e kanë pohuar. Një lidhje e fshehtë mes dy këngëtarësh. Pranimi do të bënte vërtet bujë. Por ata vazhdojnë të heshtin. Mirjam Cani këngëtarja nga Elbasani, që jeton në Gjermani dhe djaloshi nga Vlora këngëtari Alban Skënderja janë çifi më i ri i përfolur në botën e muzikës shqiptare. Fjalët kanë kohë që qarkullojnë në ambientet e kryeqyteti, qysh në atë kohë kur Miriami mbërriti në Shqipëri për të interpretuar në një mjuzikëll. Dhe kanë marrë sërish hov falë zhvillimeve të reja që kanë ndodhur mes tyre…
Sinjalet
Sipas “spiunëve”, në verë Miriami erdhi në Shqipëri, duke qëndruar larg vëmendjes së mediave. Me një kapele në kokë, ajo është pritur nga albani në Rinas dhe të dy janë nisur drejt bregdetit të jugut, në zonën e Dhërmiut dhe fshatrave turistikë përreth. Ka qëndruar vetëm pak ditë e po ashtu në konspiracion është rikthyer në Gjermani. Kemi tentuar të pyesim të dy këngëtarët për lidhjen mes tyre. Sipas Albanit ajo është një mike e mirë dhe kolege e pak a shumë e njëjtë ka qenë edhe përgjigjja e Miriamit, e cila në një moment e kanë “tradhtuar” fjalët. Para një viti Miriami ka pohuar se ka pasur lidhje me një muzikant nga Zvicra. Por në një intervistë dhënë për ne, ajo u shpreh se ishte ndarë. (more…)