Rezarta Shkurta - Ceremonia e marteses ne bordin e nje anijeje

Rezarta Shkurta

Tani është në stinën e gabuar, sepse preferon vjeshtën. Është Rezarta Shkurta, për të cilën kjo stinë që i ka të gjitha në maksimum, është e tepërt, pasi asaj i pëlqen diçka e mesme. Sapo është kthyer nga Kosova me kupën e festivalit “Çelësi muzikor”, ku fitoi çmim të parë me këngën “Kapriçoza”. Me pantallona të shkurtra, një veshje e stiluar nga Rezarta Skifteri ishte ideuar fiks për këngën me tekst të Turit të “Produkt 28”, ku fabula është e ndërtuar mbi marrëzitë e stinës së nxehtë, ku nuk mungojnë ngacmimet e flirtet në pishinë. Por në jetën që bën, ajo tregon se nuk më kohë për këto. Është në momentin që i merr gjërat seriozisht, edhe pse është vetëm 22 vjeç.

Është gati për pushime të vërteta në Dubai, Turqi, apo Kroaci me bashkëshortin, Ermalin pas të cilit lë kokën. Sepse ai i plotëson tekat, dhe të dy së bashku janë një “çift i çmendur”, që në fakt nuk planifikojnë asgjë. Bëjnë një jetë në lëvizje, e që nuk kanë fare lidhje me planifikimet, që të marrin frymën. “E kemi zakon që i lëmë gjërat për në momentin e fundit”, tregon Rezarta. Edhe pse ende s’i kanë nisur pushimet ajo bën plazh çdo fundjavë, pasi i alternon me koncertet në bregdet. (more…)