Miriam Cani: E pranoj qe jam e lidhur me Alban Skenderaj

miriam cani

Është e bukur, e talentuar dhe e famshme. Ëndrra e saj mori jetë kur pesë vjetë fitoi vendin e parë në një talent shou në televizionin gjerman, i ngjashëm me “Star Akademy”-në në Tv Klan. Vajza shqiptare fitoi vendin e parë në këtë garë të ashpër talentesh, duke spikatur si në muzikë ashtu dhe në disiplinën e baletit, duke treguar një aftësi të rrallë prej “femre spektaklesh” (shou girl).

Së bashku me pesë finalistet, vajza nga Elbasani do të ndërtonte grupin “Preluders”, i cili për kohën mahniti gjithë Europën me hitet dhe shoun që dhuronte, duke arritur deri në Amerikën e largët. Kaq u desh dhe që nga ajo kohë, Miriamin e ka përndjekur fama… Një nga ëndrrat e saj ishte të kthehej në vendlindje dhe të bëhej e dashur dhe për bashkëatdhetarët e saj. Një prezantim në spektaklin “Miss Globe International” organizuar nga “Deliart Assocation” dhe Cani hyri e sigurtë në tregun muzikor shqiptar. (more…)



Lidhja sekrete e Alban Skenderajt me kengetaren Miriam Cani

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani

Është folur shumë, por asnjëherë ata nuk e kanë pohuar. Një lidhje e fshehtë mes dy këngëtarësh. Pranimi do të bënte vërtet bujë. Por ata vazhdojnë të heshtin. Mirjam Cani këngëtarja nga Elbasani, që jeton në Gjermani dhe djaloshi nga Vlora këngëtari Alban Skënderja janë çifi më i ri i përfolur në botën e muzikës shqiptare. Fjalët kanë kohë që qarkullojnë në ambientet e kryeqyteti, qysh në atë kohë kur Miriami mbërriti në Shqipëri për të interpretuar në një mjuzikëll. Dhe kanë marrë sërish hov falë zhvillimeve të reja që kanë ndodhur mes tyre…

Sinjalet
Sipas “spiunëve”, në verë Miriami erdhi në Shqipëri, duke qëndruar larg vëmendjes së mediave. Me një kapele në kokë, ajo është pritur nga albani në Rinas dhe të dy janë nisur drejt bregdetit të jugut, në zonën e Dhërmiut dhe fshatrave turistikë përreth. Ka qëndruar vetëm pak ditë e po ashtu në konspiracion është rikthyer në Gjermani. Kemi tentuar të pyesim të dy këngëtarët për lidhjen mes tyre. Sipas Albanit ajo është një mike e mirë dhe kolege e pak a shumë e njëjtë ka qenë edhe përgjigjja e Miriamit, e cila në një moment e kanë “tradhtuar” fjalët. Para një viti Miriami ka pohuar se ka pasur lidhje me një muzikant nga Zvicra. Por në një intervistë dhënë për ne, ajo u shpreh se ishte ndarë. (more…)



Miriam Cani, tani edhe prezantuese

Miriam Cani

Miriam Cani vjen këtë herë në “Bluetooth” me të rejat më të fundit të karrierës së saj. Pikërisht këtë të diel ajo do të jetë për herë
të parë në rolin e prezantueses. “Më datë 17 shkurt filloj një emision të ri në televizor që e prezantoj unë. Emisioni do të shfaqet çdo të martë dhe është një tip “chartshow”, ku prezantoj vdieoklipe dhe këngëtarë të rinjë”, tregon për gazetën Miriami. Ndërkohë që ajo rrëfen më tej për projektin me kolegun e saj Alban Skënderaj. “Përsa i përket projektit me Albanin kemi realizuar një këngë, që e kemi bërë me producentët e mi. Albani tani është i lidhur te agjensia, ku unë kam vite që bashkëpunoj, qysh në kohën kur këndoja me grupin “Preluders”. (more…)