
Në kohën kur thotë se është më e gatshme se asnjëherë më parë për ta pushtuar tregun muzikor ndërkombëtar, këngëtarja Genta Ismaili ka sjellë albumin e ri për adhuruesit e saj në Kosovë. Këngëtarja ka përsëritur dëshirën e saj se synon që të gjendet në maje të skenave botërore të muzikës, por prapë pa sukses edhe pse ka filluar një bashkëpunim me tekstshkruesen e njohur amerikane, Kara Diougardi.
Genta është shprehur kohëve të fundit për media se në këtë album ajo vjen më profesioniste dhe më e pjekur. Gjithashtu, ajo këndoi këngën e realizuar në versionin anglisht “Planet Me”, tekstin e së cilës e ka shkruar vajza e senatorit amerikan, Joseph Diougardi, Kara.
Burimi: Gazeta Shqiptare
