Alban Skenderaj i kushton kenge Erjon Veliajt

alban skenderaj - erjon veliaj

Këngëtari i njohur Alban Skenderaj duket se e ka bërë zgjedhjen e tij për në 28 qershor: Do të votojë për G99, pasi siç është shprehur dhe vetë ka më shumë besim tek të rinjtë se te të vjetrit e politikës. Skënderaj ka qenë përgjatë dhjetë ditëve të fundit pjesë e një turi të G99 me Erion Veliajn, të titulluar “Rock dhe Politikë”. Një ndër arsyet pse Albani ka zgjedhur të bëhet pjesë e këtij turi ka qenë edhe motivimi që i ka dhënë kënga e tij “Do të jemi ne”, një këngë që G99 e ka kërkuar të jetë kënga e fushatës së saj për zgjedhjet e 28 qershorit. (more…)

Kengetaret kosovare, rekord nominimesh ne Top Fest

kengetare kosovare Top Fest

Jehona Sopi dhe Eliza Hoxha janë këngëtaret kosovare të cilat janë nominuar në më shumë kategori në edicionin e sivjetshëm të “Top Fest”, por duke mos lënë këtu pa përmendur edhe disa këngëtarë të tjerë të cilët po ashtu kanë siguruar nominimet për natën finale. Për kategorinë “Best Female”, nga këngëtaret kosovare janë të nominuara: Jehona Sopi, Eliza Hoxha, Nora Istrefi dhe Dafina Zeqiri. Për çmimin “Best Video” konkurrojnë: Jehona Sopi, Eliza Hoxha, grupi “Troja” dhe Shpat Deda. Në kategorinë “Best Song” është e nominuar kënga pretendente për ta fituar festivalin, “Kur u ndamë”, në interpretim të Gilit dhe Enis Potokut, Andos dhe Xuxi me këngën “Free Spirit”, si edhe kënga e Jehona Sopit, “A do të plakemi bashkë”. (more…)

Zajmina Vasjari - Facebook (video, 2009)

Getoar Selimi ben operacion hunden

Getoar Selimi

Është karizmatik, tërheqës, dhe ndër artistët më të pëlqyer nga fanset femra. Por këtë herë nuk po merremi me këtë çështje dhe bashkëpunimet e tij pikante me këngëtaret më seksi shqiptare dhe kosovare, por për look-un e tij. Nëse Getoari që shihni ju duket më i bukur dhe me tipare më të rregullta se më parë, e shumë në harmoni me njëra-tjetrën është momenti ta themi pse… sepse ai ka bërë operacion hundën. Kështu Geti, siç e njohin dhe i flasin shkurt miqtë dhe fansat, mund të jetë ndër të vetmit artistë shqiptarë meshkuj që nuk ka pyetur fare për paragjykimet apo fjalët që mund të thuhen, kur ka marrë vendimin të bëjë një ndërhyrje plastike në hundë. (more…)

Aferdita sfidon Shpatin: Nese je burre, me prano si kengetare!

Aferdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi

Per foto te Aferdites vizitoni foto galerine duke klikuar KETU!

Dhjetë ditë më parë, Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj ndodhesin në Tiranë, qyteti ku kanë vendosur të punojnë me orë të tëra për një klip të veçantë, por jo të Shpatit. Faqja www.albania.com dha lajmin që Afërdita i ka hyrë këngës seriozisht, me një klip shumë interesant. Kush do ta kishte menduar se pas suksesit si miss dhe modele, Afërdita do t’i hynte edhe rrugës së këngës?! Po kjo faqe ka publikuar foto nga momentet e xhirimeve, që janë realizuar në mjediset pranë kinema Millenium 2”, dhe në ambientet e lokalit të ri “Foglie”, pasi iu është dukur i përshtatshëm për arkitekturën, ndërtuar me tre kate, dhe qendrën e lokalit me shumë lartësi.

Por pse ky pasion për këngën i Afërditës?
E pse jo, ka pohuar Afërdita. Në fund të fundit është e dashura e një prej këngëtarëve të njohur në tregun muzikor, dhe do të shfaqë interes dalja e saj e parë si këngëtare. Afërdita pretendon se si për herë të parë ka qëlluar në shenjë pasi ashtu si kënga edhe videoja janë të bukura, dhe për më tepër shumë shpejt do fillojnë të transmetohen në kanalet muzikore shqiptare. (more…)

Kengetaret qe do ta gdhijne ne lokale Shen Valentinin

Eneda Tarifa Shen Valentin

Per te pare foto te Eneda Tarifes klikoni (For Eneda Tarifa’s photos click) KETU!

Per te pare foto te Orinda Hutes klikoni (For Orinda Huta’s photos click) KETU!

Per te pare foto te Rezarta Shkurtes klikoni (For Rezarta Shkurta’s photos click) KETU!




Hape zemrën ditën e Shën Valentinit. Kjo është një nga ftesat që lokalet dhe klubet e natës u kanë bërë klientëve për të festuar bashkë me ta. Oferta që u bëjnë janë këngëtarët të njohur. Ja ku do të këndojnë disa prej tyre; Orinda Huta, Eneda Tarifa, Valon Shehu, Kamela, Rezarta Shkurta, Poni, Eli Fara
ENEDA ME BANDËN E SAJ
Eneda Tarifa do të këndojë në ambientet e Qendrës Argëtuese Blur, bashkë me bandën e saj në mbrëmjen më të veçantë të dashurisë. Eneda e mësuar me muzikën live, do të këndojë shumë këngë të repertorit të saj, ndërsa momentet e çlodhjes do t’i kompensojë Deejay i mbrëmjes. Nuk dihet nëse i fejuari i saj Erion Zaloshnja do ta shoqërojë në këtë natë, edhe pse dihet që ai kujdeset për soundin koncerteve të saj. (more…)