Rezarta Shkurta ndryshon look

Rezarta Shkurta ndryshon look

Në vështrimin e parë nuk do ta besonim se kjo është Rezarta Shkurta. Sepse jemi mësuar ta shohim gjithmonë me flokë të gjata. Por këtë radhë, Rezi ka ndryshuar look dhe ka vendosur të mos përdorë as extension. Flokët e shkurtra ndoshta e tregojnë më pak lozonjare, megjithatë i japin hijeshi dhe më shumë seriozitet.

Gjithsesi duke njohur natyrën e saj, që gjithmonë di të surprizojë me lookun besojmë, se ndoshta herën tjetër që do e shohim do të kemi sërish diçka ndryshe. Sepse Rezit nuk i mungojnë idetë kur bëhet fjalë për pamjen e jashtme të cilën e ka shumë për zemër.

Burimi: Gazeta Panorama Plus