Klipi i Elvanes, me i klikuari ne internet

Elvana Gjata

S’ka pak që është publikuar video më e re e Elvana Gjatës dhe një bum i madh klikimesh janë shënuar në internet. Janë me qindra klikimet në faqe të ndryshme online ku kënga shoqërohet me klipin përkatës. Po kështu të ndryshme dhe mjaft pozitive janë edhe komentet e lëna në forume të shumta në internet.

Elvana cilësohet si një këngëtare e zonja, me zë karakteristik, look të jashtëzakonshëm që ndryshon shpesh, dhe ëmbëlsi në komportimin përpara kameras. Vlerësime të shumta shkojnë edhe për kompozitorin Flori Mumajesi, firmën e të cilit, mban kënga në fjalë.

Bluetooth

Elvana Gjata: Ju rrefej te verteten mbi Florin

Elvana Gjata

Këtë herë shfaqet shumë ndryshe. Një zonjushë rreth të 25-tave, me një veshje glamuroze të viteve ’70. Elvana Gjata ka lançuar në treg klipin e saj më të fundit, “Nuk janë më!”, një material muzikor që mban firmën e Florian Mumajesit dhe që ka korrur sukses që në ditët e para të shfaqjes. E duke mbetur tek Flori, për të parën herë, Elvana rrëfen të vërtetën e marrëdhënies së saj me Florin, kjo e fundit shumë e përfolur prej kohësh.

Sapo ke lançuar klipin tënd më të fundit. Një klip disi ndryshe nga të tjerët. Diçka më shumë rreth realizimit të këngës, klipit dhe cilët janë bashkëpunëtorët?
Më është dashur një kohë e mirë për t’u kthyer sërish me një punë të re. Është sërish një kompozim dhe orkestrim i Florit. Të dyve na ka tërhequr vëmendjen rikthimi i muzikës së viteve ‘80 në mbarë tregjet muzikore botërore, dhe na frymëzoi të krijonim këtë këngë. Gjithashtu, pamë që kjo gjë nuk ka hyrë ende mirë në Shqipëri, dhe pse jo të ishim nga të parët që e lëvrojmë këtë tendencë. Duke qenë se kemi qenë gjithmonë të kënaqur nga bashkëpunimet e Kosovës, kemi bashkëpunuar sërish me produksione kosovare, këtë herë me ‘Entermedia’. (more…)

Elvana Gjata - Nuk jane me (video dhe teksti, 2009)

Elvana Gjata - Nuk jane me

Jo ajo nuk e do
per nje tjetrin lutet, lutet
dhe ai po fiket, shuhet
ai pret nje fjal te saj
hera pare qe lutet, lutet
me nuk puthen.

Ooo nuk jane me puthjet e tij
nuk jane me puthjet e saj
vet i mbeti nje kujtim
te dy kane faj
puthjet e saj nuk i gjen
jo jo ai, ishte puthja me e ngrohte nga lotet e tij aaa
nga lotet e tij
nga lotet e tij aaa
nga lotet e tij. (more…)