Getoar Selimi ben operacion hunden

Getoar Selimi

Është karizmatik, tërheqës, dhe ndër artistët më të pëlqyer nga fanset femra. Por këtë herë nuk po merremi me këtë çështje dhe bashkëpunimet e tij pikante me këngëtaret më seksi shqiptare dhe kosovare, por për look-un e tij. Nëse Getoari që shihni ju duket më i bukur dhe me tipare më të rregullta se më parë, e shumë në harmoni me njëra-tjetrën është momenti ta themi pse… sepse ai ka bërë operacion hundën. Kështu Geti, siç e njohin dhe i flasin shkurt miqtë dhe fansat, mund të jetë ndër të vetmit artistë shqiptarë meshkuj që nuk ka pyetur fare për paragjykimet apo fjalët që mund të thuhen, kur ka marrë vendimin të bëjë një ndërhyrje plastike në hundë. (more…)

Dafina Zeqiri pas nderhyrjes kirurgjike

Dafina Zeqiri foto

Pas ndërhyrjes kirurgjike që ka pasur në hundë si pasojë e aksidentit që kishte pësuar në qendrën e skijimit në Brezovicë,
këngëtarja Dafina Zeqiri ndihet më mirë. “Operacioni ka kaluar mirë dhe tani po ndihem mirë”, është shprehur ajo. Dafina njihet për bashkëpunimet e suksesshme, duke veçuar këto të fundit, “La vida loca” me Bleron dhe FKay, si dhe “Shum nalt” me Capital T dhe 2po2. Këngëtarja ka bërë të ditur se tani e tutje do të jetë e fokusuar gjithnjë e më shumë tek karriera solo. “Do të ketë shumë këngë solo”- ka theksuar.

Bluetooth