Mihrije Braha zhvishet ne Durres: E verteta mbi operacionet plastike

Mihrije Braha

Ajo mund të shkojë ku do të dojë me pushime dhe në fakt ashtu bën, por nuk harron asnjëherë pa ardhur në plazhin e Golemit, ku dhe ne realizuam foton me rroba banjo si dhe një bisedë me të famshmen Mihrije Brahja.

- Mihrije në intervista të ndryshme ju keni thënë shumë nga jeta dhe krijimtaria juaj, me pak fjalë si mund të përkufizohej ajo?
- O për këtë mund të flasim shumë gjatë, sepse tani bëra shumë vite karrierë dhe mund të them se janë mijëra koncerte, diku pesëmbëdhjetë projekte muzikore dhe shumë festivale! Kam shumë emocione nga ato aktivitete, shumë çmime festivalesh ku dhe kuptohet edhe shumë punë dhe shumë vështirësi në kompletimin e atyre programeve muzikore.

- Titulli i këngës pjesëmarrëse tek “Top fest”, ishte “Turbulenca”, dhe ju atë e keni bërë edhe klip me shumë nivel artistik  dhe mjaft provokues njëkohësisht apo jo?
-   Kjo këngë sigurisht që është një emocion turbulence  dhe e çfarëdo natyre që të jetë,  ne  e përjetojnë pothuajse të gjithë, por  këtu  në këtë rast është shkruar nga Aida Baraku dhe primarisht janë emocionet e asaj, që unë i përcjell tutje, deri tek veshi dhe mendja e të tjerëve, për t’ua zgjuar atë ndjenjë . Mendoj se është një shprehje artistike e ndjenjes së puthjes së parë  që sigurisht trazon shpirtin, zemrën dhe mendjen njëkohësisht me ëmbëlsinë në të shprehur! Nuk mendoj që ka diçka provokuese aty sa për të tërhequr vëmendjen por ka një  progres të madh në fotografi dhe në tërë klipin si kompleks. (more…)